Meta Demonstrata Edi Rama po kercenon ne emer te popullit

TIRANE- Edi Rama po kercenon ne emer te popullit. Keshtu u shpreh ish zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta ndersa i referohej demonstrates se 21 janarit te paralajmeruar nga opozita.
Meta tha se kreu socialist po perdor termin popull per tu fshehur nga e verteta qe sipas tij eshte marrja e pushtetit me dhune.
Sipas tij Rama i ka kthyer deputetet e PS-se ne bandite parlamentare ndersa i beri thirrje qe ti kthehet dialogut politik.
Kreu i LSI-se Ilir Meta ka dale ne nje konference per shtyp per te justifikuar nderhyrjen e tij tek ish-ministri i Energjitikes lidhur me nje firme te HEC-eve. Megjithese e ka quajtur videon nje montazh joprofesional i bazuar mbi falsifikime dhe provokime ish-zevendeskryeministri ka deklaruar se ai i ka kerkuar ish-ministrit Dritan Prifti te zbatoje ligjin pasi Gjykata e Apelit kishte dhene nje vendim te formes se prere per kompanine e permendur prej tij.
Permendja e Gjykates se Larte nga ana e ish-ministrit ishte thjesht nje provokim deklaroi Meta nderkohe qe tha se ish-ministri Prifti thjesht kishte bere sikur nuk kishte dijeni per kompanine nderkohe qe vete ai me 5 shkurt sipas shkresave te prezantuara i kishte dhene te drejte kesaj firme.
Une thjesht kam kerkuar qe te zbatohet ligji sepse kjo firme kishte 3 vjet pervoje ne ndertimin e HEC-eve si dhe kishte ne perberje te saj 3 firma te huaja te cilat pas zvarritjes se procedurave kishin vendosur te terhiqeshin. Nje nga arsyet qe e nderhyrjes time ishte edhe pozicioni im si minister i Jashtem. Ai minister qe bente sikur sdinte gje ne pergjim ne te vertete me pare kishte firmosur ne dokumentet e kesaj firme u shpreh Meta duke akuzuar keshtu ish-ministrin Dritan Prifti.
Meta e cilesoi si montazh videon duke u shprehur se do tia linte drejtesise qe te jepte vendimin e vet teksa u shpreh se pergjimi ishte i ndertuar mbi falsifikim dhe provokim. Montazhi joprofesional tregon alternativen zero mbi te cilen mbeshtet opozita tha ai. E megjithate ai e cilesoi si te vertete nderhyrjen per firmen duke e justifikuar kete thjesht me zbatimin e ligjit.