E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Videoja montim kriminal i Rames

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot lidershipin e PS se ka montuar videon Meta-Prifti, me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha.

“Jam sot këtu për ti deklaruar Edvin Kristaq Ramës, bllokmenit-cimkë apo zotit 20%, se manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit, përbën një akt të rëndë kriminal ndaj rendit kushtetues të vendit”, ka deklaruar deputetja Mesila Dode.

Sipas saj, Rama, në bashkëpunim me ish-agjentët e sigurimit të shtetit, ka zgjedhur falsifikimin si mënyrë për të fituar pushtetin.

“Me këtë vepër të rëndë penale, kreu i bllokmenëve të rinj dëshmon se, njëlloj si Kristaq Rama që firmosi ekzekutimin dhe varjen e Havzi Nelës dhe kundërshtarëve të tjerë politikë, edhe pas rënies së murit të Berlinit, me dy punonjës të vjetër të sigurimit të shtetit monton dhe falsifikon video për kundërshtarët e tij politikë”, ka pohuar Dode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›