Ceremoni ne ambasaden amerikane me rastin e 20 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve

Ne Shqiperi vazhdojne festimet me rastin e 20 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve. Mbreme ne ambasaden amerikane ne Tirane u organizua nje pritje e posacme me kete rast ku merrnin pjese autoritetet me te larta te vendit. Nje mbremje ne te cilen u rikonfirmua marredhenia e vecante qe ekziston mes dy vendeve. Ambasadori amerikan Alexander Arvizu deklaroi se mbeshtetja amerikane do te vazhdoje
Sekretari Bejker degjoi nga shqiptaret qe Amerika eshte me ne. Po absosultisht qe jemi. Ne kemi qene gjithmone ne anen e kombit shqiptar dhe do te vazhdojme te mbeshtesim perparimin dhe avancimin e vazhdueshem te Shqiperise. Integrimi euroatlantik nje shtet i forte ligjor nje ekonomi e begate e orientuar nga tregu dhe institucione te pavaruara e demokratike. Keto jane aspiratat e popullit shqiptar. Ju keni te drejte ti prisni keto.
Nje figure aktive ne zhvillimet e brendshme ne vend ambasadori amerikan nenvizoi faktin se mundesite e shqiptareve per progres do te jene me te medha nese ata do te punojne se bashku
Populli shqiptar ka folur vendosmerisht se si e perfytyron ai te ardhmen e vendit te tij. E ardhmja e Shqiperise eshte ne duart tuaja ne duart e te gjitheve. Ju perket ju ta percaktoni te ardhmen. Mundesite tuaja per sukses do te permiresosheshin se tepermi nese punoni se bashku per nje qellim te perbashket dhe per te miren e perbashket. E ndersa e beni kete duhet te jeni te sigurt se SHBA do te vazhdojne te jene ne anen e popullit shqiptar ndersa ata punojne se bashku per permbushjen e te gjthe enderrave te gjthe brezave shqiptar te shkuar te sotem e te ardhshem.
Shprehjet e mirenjohjes se vecante nuk munguan nga autoritetet me te larta shqiptare te cilet kane kujtuar te gjithe momentet kyce ne historine e shqiptareve ku mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara ka qene percaktuese. Per presidentin Bamir Topi shqiptaret jane aleate te sigurt te Shteteve te Bashkuara
Ambasador Arvizu ne u jemi shume mirenjohes qeverise se Shteteve te Bashkuara dhe popullit amerikan per gjithcka qe ato kane bere ne historine e trazuar te Shqiperise gjate dekadave Ne ju jemi mirenjohes per gjithcka keni bere per rilindjen e demokracise dhe forcimin e institucioneve shqiptare. Ne u jemi mirenjohes te gjithe miqve tane perendimore por askush me shume se ju nuk ka punuar dhe po punon ne Shqiperi sic keni bere ju per forcimin e standardeve te demokracise funksionale. shte nje nder i madh per ne qe te jemi bashkudhetare besnike me ju kudo ne cdo mision aty ku ka nevoje te rivendoset paqja dhe siguria ne bote. Ne jemi aleate modeste por jemi aleate te sigurte.
Ndersa sipas kryeministrit Sali Berisha pro amerikanizmi i shqiptareve do te zgjase
Shqiptaret paten rastin ti deshmojne kombit tuaj dhe mbare botes ne pranveren e vitit 91 se vertet ambasada e SHBA-ve pushoi se funksionuari gjate viteve te egra te diktatures por kjo ndertese gjeti strehe te plote ne zemren dhe mendjen e shqiptareve. do shqiptar eshte krenar me pro-amerikanizmin e tij ndjenje kjo e rrenjosur ne lirine e tyre dhe qe do te zgjase per sa kohe te jetoje ideali i lirise se tyre.
Por ceremonia e mbremshme nuk eshte e fundit ne serine e aktiviteteve qe do te vazhdojne edhe ne ditet e ardhshme per te perkujtuar rivendosjen e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve.