E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nanoraketa do transportojnë ilacet në trup

Ideja e dërgimit të ilaceve në zona të caktuara të trupit me anë të nanoraketave ka kohë që qarkullon ndërmjet studiuesve, por vetëm kohët e fundit disa studiues gjerman kanë arritur të gjejnë një karburant që nuk është helmues për organizmin.

Nano-teknologjia në përdorim sot, shfrytëzon si karburant për transportuesit e vegjël hidrazinën, një lëndë djegëse shumë e paqëndrueshme dhe e rrezikshme për shëndetin.

Studiuesit gjerman kanë arritur të prodhojnë nanoraketa të cilat mund të dërgojnë ilacet në zona të caktuara të trupit pa krijuar efekte anësore. Ekipi i studiuesve ka përdorur nano-tuba karboni të veshur me platin, veshja do të jetë nga brenda tubave, dhe të mbushura me një solucion peroksid hidrogjeni. Platini katalizon peroksidin, duke përshpejtuar dekompozimin e tij në ujë dhe oksigjen, i cili formon flluska gazi që del nga tubat, duke krijuar një shtytje të fortë.

Raketa mund të udhëtojë 200 herë gjatësinë e tij në sekondë dhe studiuesit janë të aftë të kontrollojnë shpejtësinë duke ndryshuar temperaturën e lëngut. Ato mund të drejtojnë raketat duke përdorur fushën elektromagnetike.

Peroksidi, gjithashtu, nuk është një lëndë totalisht e sigurt, prandaj studiuesit janë duke testuar një tjetër burim. Ata shpresojnë të prodhojnë nanoraketa të furnizuara nga glukoza, ose ndonjë substancë tjetër që gjendet në trup.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nanoraketa do transportojnë ilacet në trup

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›