E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standard & Poor’s: Europa rrezikon një recesion tjetër

Probabiliteti i një “double dip”, ose të një recesioni tjetër, në Europë rritet dhe arrin në 40%. Alarmin e ka vendosur Standard & Poor’s, sipas të cilit gjithsesi, ende nuk pritet një “double dip” i vërtet në eurozonën dhe Britaninë e madhe. Në vecanti, kompania kujton shkurtimin, për herë të dytë në 5 javë, e parashikimeve të rritjes, duke parashikuar për zonën e euros një +1.1% në vitin 2012, në rënie krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej +1.5%.

“Vlerësojmë se mundësia e një recesioni të ri në Europën perëndimore për vitin tjetër të jetë rreth 40%, pavarësisht parashikimeve tona bazë vazhdojmë të llogarisim një rritje të ngadaltë dhe jo uniforme për 5 tremujorët e ardhshëm”, shpjegon Jean-Michel Six, shefi ekonomistë i S&P për Europën.

Sipas agjencisë së listimit dhe sipas hetimeve që ka kryer gjatë muajve gusht dhe shtator, degradimi i ekonomisë është i dukshëm, jo vetëm i ekonomive më të ekspozuara ndaj krizës por edhe për vendet kryesore të eurozonës dhe Britanisë së madhe.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera double dip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›