Shefi i EULEX, Xavier Bout de Marnhac, vizitë në Shqipëri me ftesë të ministrit të Jashtëm, Haxhinasto

04-10-2011 / Gazeta 55
Me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto mbërrin për vizitë në Tiranë, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, z. Xavier Bout de Marnhac. Të mërkurën më 4 tetor, ora 10.00, z. Haxhinasto do të zhvillojë bisedime me shefin e EULEX, de Marnhac. Pas këtij takimi, në orën 10.45 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Shefi i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, z. Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
...