E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, katër arbitra grekë për sfidën e së premtes

TIRANE- Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë, në program të premten në orën 21.00 në “Stade De France”, do të drejtohet nga një treshe arbitrash grekë. Ka qenë ky vendimi i UEFA-s, që sot ka publikuar edhe emrat e gjyqtarëve në faqen e saj zyrtare. Kështu, kryesor do të jetë Mikail Kukalaki, ndërsa asistentë janë Dimitrios Saraidaridhis dhe Leonidhas Vasiliadhis. Edhe arbitri i katërt do të jetë nga Greqia, Anastasios Sidiropulos. Ndeshja është e parafundit për Shqipërinë në Euro 2012.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›