Ceremonia, Ahtisari merr "Nobelin për Paqe"
Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, ka marrë çmimin "Nobel të Paqes" në një ceremoni në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Ai e mori çmimin për përpjekjet e tij për zgjidhje të konflikteve ndërkombëtare për më shumë se 30 vjet. Kreu i komitetit "Nobel" tha se shkalla e aktiviteteve të zotit Ahtisari ishte përtej asaj çka mund të besohej. Para marrjes se çmimit me vlerë 1.2 milionë dollarë, zoti Ahtisari tha se dështimi për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez do të çojë në mungesë të stabilitetit në Lindjen e Mesme. Duke marrë çmimin, Presidenti Ahtisari tha:
"Ndihem i përulur dhe mirënjohës që po marr këtë vit çmimin "Nobel të Paqes". Është njohja më e mirë që mund të marrë kushdo që punon në këtë fushë. Ajo çka ndiej unë tani mund të krahasohet vetëm më gëzimin që kam ndier kur kam parë ndryshimet që paqja ka sjellë në jetët e njerëzve, kur njerëzit që kanë përballuar luftëra dhe kriza filluan të ndërtojnë jetën e tyre në paqe dhe kur kthehet besimi tek e ardhmja". Një prej konflikteve që u përfshi ai ishte dhe Kosova. Duke folur për BBC-në për çështjen e Kosovës, ai deklaroi se: "Në rastin e Kosovës ka një histori të qartë që nga 1989 dhe më tej. Kushdo e dinte pas tre muajve të parë të vitit 2006 se cili do të ishte rezultati në Kosovë. Sepse më kërkuan një projekt, në të ashtuquajturat mesazhe midis Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës. Unë këmbëngula që të tre këto t‘i marrin këto mesazhe. Kishte tetë pika, por e para ishte më e rëndësishmja. Eliminimi jokushtetues i autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe ngjarjet tragjike pasuese pas administratës ndërkombëtare kanë çuar në një situatë ku kthimi i Kosovës nën sundimin e Beogradit nuk është një alternativë e zbatueshme". Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndihej krenar që hartuesi i planit të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, u nderua me çmimin "Nobel të Paqes". "Dhënia e Çmimit Nobel zotit Ahtisari është vlerësim i lartë dhe vlerësim i duhur për Presidentin Ahtisari. Ai është njeriu që gjithë jetën ia ka kushtuar paqes dhe stabilitetit në rajone të ndryshme të botës. Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm, si gjatë bombardimeve të NATO-s, më pas dhe me përgatitjen e dokumentit për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kështu që çmimi "Nobel" është nderim i merituar për njeriun e duhur". Veton Surroi, ish-pjesëtar i grupit negociator që punoi me zotin Ahtisari gjatë negociatave të zgjatura me Serbinë mbi të ardhmen e Kosovës, tha se dhënia e çmimit "Nobel" për zotin Ahtisari ishte një mënyrë e mirë për të ndihmuar Kosovën për të tejkaluar përpjekjet për ndërtimin e një shteti legjitim.
"Ka një lidhje emocionale mes faktit që Presidenti Ahtisari fiton çmimin "Nobel" dhe pavarësisë së Kosovës. Patjetër kjo është një mënyrë tejet e mirë për të fituar njohje më të gjerë për një akt që është i drejtë dhe e vetmja rrugë përpara për Kosovën."