E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e ushtarakëve në Pogradec, në dorë të Alibeajt

Ministria e Drejtësisë merr nën administrim shtëpinë e ushtarakëve në Pogradec, e cila ka qenë nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Qeveria ka vendosur dje kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Drejtësisë, të objektit shtëpia e ushtarakëve, Pogradec, me sipërfaqe 750 m2. Ky objekt do të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes", të ndryshuar. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›