E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia Franco Frattini Qytetar Nderi i kryeqytetit shqiptar

Bashkia e Tiranës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” ish-ministrin e e Jashtëm të Italisë Franco Fratini, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave. Ky titull jepet me motivacionin për kontributin e dhënë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në hapësirën “Shengen” dhe në procesin e integrimit të saj drejt BE. Pas rradhitjes së arsyejeve për të cilat Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Bashkiak vendosi në dhënien e këtij titulli, kryebashkiaku, Lulzim Basha ftoi Kryeministrin, Sali Berisha që t’i dorëzonte çelsin e Tiranës zotit Frattini. 
Basha: Një ditë e veçantë për shqiptarët Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke iu referuar vetë arsyejes së zhvillimit të kësaj ceremonie, vlerësoi se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Tiranës, por dhe për të gjithë shqiptarë.  “Për dekada me rradhë vendi ynë ka nderuar figura të vecanta, por sotkjo ëhstë dita më e veçantë. Vendosmëria, lidershipi dhe pasioni i tij për vendin tonë kanë qenë të prekshme si pak akte të tjera, pikërisht për këto arsye ne kemi nderin e veçantë të paraqesim në këtë ceremoni titullin e lartë për këtë figurë”, vuri në dukje, Basha.  Sipas tij, nderimi si “Qytetar Nderi”, është një vlerësim për kontributin e çmuar në lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe mbështejen në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në familjen europiane.  
Berisha: Frattini kontribut në rrafshin bilateral Çelësi i Tiranës, ish-ministrit të Italisë iu dorëzua nga Kryeministri, Sali Berisha, i cili vlerësoi maksimalisht kontributin e tij në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit.  “Jemi sot këtu për të shprehur nderimin tonë më të madh, mirënjohjen e thellë, respektin e palëkundur ndaj njerit prej personaliteteve dhe miqve më të mëdhenj të shqiptarëve”, vuri në dukje Berisha.  Sipas tij, Tirana zyrtare është e vetëdijshme për mbështetjen e rëndësishme të Frattinit në rrugën e integrimit, në mbështetjen e performancës së instuticionecve shqiptare dhe heqjen e vizave.  “Kënaqësia jonë është se ne ju nderojmë pasi kemi dëshmuar se garancitë tuaj, besimi juaj, është justifikuar plotësisht. Në vendet që përfituan heqjen e vizave, shqiptarët kanë krijuar problematikën me të vogël”, u shpreh shefi i qeverisë shqiptare.  Por përveç kësaj mbështetje, Kryeministri Berisha theksoi se “një tjetër aspket madhor i kontributiti tuaj është ai i në rrafshin bilateral, në forcimin e  marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë”. 
Fratini: Dekorimi, nder që më bëhet nga Shqipëria Pas marrjes së këtij titulli, ish-ministri Frattini shprehu kënaqësinë e tij për prezencën në Tiranë, por dhe vlerësimin që iu dha nga metropoli shqiptar. “Prezenca në Tiranë më jep gëzim dhe më duket shumë e bukur. Dua të theksoj se dekorimi është një nder që më bëhet nga Shqipëria”, u shpreh Frattini.  Por duke iu referuar pikërisht arsyejeve për të cilat ai u dekorua, Frattini rikonfirmoi se liberalizimi i vizave është i merituar. Njëkohësisht,  ai garantoi mbështetjen e tij dhe të Italisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.  Nga ana tjetër, ndalur në reformat që duhte të realizojë politika shqiptare, Frattini vlerësoi nismën për heqjen e imunitetit, si dhe ritheksoi domosdoshmërinë për përfundimin në kohë të reformës zgjedhore, si pjesë e rëndësishme e procesive integruese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›