Rama zvarrit heqjen e imunitetit
Partia Socialiste ka shprehur publikisht qendrimin për zvrritjen e votimit në Parlament të propozimeve ligjore për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Kryetari Edi Rama, gjatë mbledhjes me deputetët socialistë, pohoi qendrimin në mbështetje të heqjes së imunitetit, por theksoi se opozita nuk të bëjë më të njëjtin gabim si para 4 vitesh, kur votoi ndryshimet kushtetuese.
“Të heqim imunitetin, ne nuk kemi qenë kundër, por nuk do ndërhyjmë në Kushtetutë me nxitimin që u ndërhy 4 vite më parë”.
Zvarritja ka për bazë kushte ndaj mazhorancës. Kryesocialisti, ka kushtëzuar heqjen e imunitetit me reformën në sistemin e drejtësisë. Rama përsëriti të njëjtin qendrim kushtëzues sikundër bëri gjatë procesit negociues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, disa javë më parë.
Duke folur para deputetëve, Rama mbrojti miliardërë e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se ata prej kohësh janë shndërruar në objektivin e sulmeve nga institucionet shtetërore.