E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Bisedova me Nanon per te ardhmen e cila duhet te jete gjitheperfshirese



Eljona Ballhysa
Zevendeskryeministri Ilir Meta njekohesisht kryetar i LSI-se eshte shprehur dje per mediat se me ish-kryetarin e Partise Socialiste Fatos Nano ka biseduar per te ardhmen e cila sipas Metes duhet te jete gjitheperfshirese. Kreu i LSI-se nuk i eshte pergjigjur pyetjes nese Nano mund te bashkohet me LSI-ne ne te ardhmen. Po keshtu Meta i eshte shmangur pyetjes tjeter nese Nano do te jete kandidat per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Zevendeskryeministri ka bere te qarte se kontributi i Nanos eshte i mirepritur per proceset europianizuese te Shqiperise duke mos dhene detaje te metejshme.
Takimi
Sipas burimeve takimi mes Metes dhe Nanos zhvillohet per dy arsye. Se pari per forcimin e Grupit Parlamentar te LSI-se i cili pas largimit te Priftit duket mjaft i brishte ne Kuvend duke pasur vetem 3 deputete nderkohe qe LSI-ja mban disa poste te rendesishme ne qeveri. Po keshtu burimet bejne te ditur per mundesine e ndikimit te Nanos per garantimin e 84 votave ne Kuvend per miratimin e ligjeve te rendesishme dhe vecanerisht per realizimin e reformes zgjedhore. Kjo mund te ndodhe nese disa deputete te PS-se qe njihen si deputetet e mendimit ndryshe shkeputen nga PS-ja dhe krijojne grupin e deputeteve te pavarur te cilet mund ti bashkojne votat me PD-ne per ceshtje te rendesishme. Nano nga ana e tij i cili e ka shprehur hapur ambicien e tij per postin e Presidentit te Republikes merr ne shkembim te ndikimit te tij brenda PS-se mbeshtetjen e maxhorances qeverisese per tu zgjedhur presidenti i ardhshem i vendit.
Sqarimi
Takimi ka qene mese shoqeror dhe miqesor. Bashke me z. Nano kemi pervoje te gjate ne jeten politike por gjithmone raportet shoqerore jane ruajtur. Edhe per shkak te nostalgjise qe cdo njeri ka edhe per te kaluaren por edhe per shkak te se ardhmes e cila duhet te jete gjitheperfshirese- eshte shprehur Meta. Ai ka shtuar se LSI-ja eshte e interesuar per politikat dhe reformat gjitheperfshirese te cilat pershpejtojne integrimin europian te vendit. Ai mirepret kontributet e kujtdo politikani apo force politike ne kete proces qe eshte i nje rendesie kombetare. Ne jemi te hapur per proceset gjitheperfshirese. Per kete ka nevoje jeta politike ne vend dhe kjo eshte perspektiva e modernizimit dhe emancipimit te politikes shqiptare jashte atyre konfrontimeve absurde qe nuk i sherbejne vendit - eshte shprehur kreu i LSI-se. I pyetur nese Nano mund ti bashkohet LSI-se ne te ardhmen Meta dhe se nuk i takon atij te flase ne emer te kolegeve. Jane disa pyetje qe nuk me takojne mua. Une mund te pergjigjem per pyetjet qe me takojne mua sepse nuk mund te marr persiper te flas ne emer te kolegeve te tjere. Por proceset europianizuese te Shqiperise absolutisht qe mirepresin cdo kontribut dhe cdo vullnet pozitiv - eshte shprehur kryetari i LSI-se i cili i eshte shmangur gjithashtu edhe pyetjes nese Nano mund te jete surpriza si kandidature e Levizjes Socialiste per Integrim per Bashkine e Tiranes.

Meta takon kreun e OSBE-se
Uollfart Nevoja per reformen zgjedhore eshte urgjente

Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Uollfart u takua dje me zevendeskryeministrin Ilir Meta. Uollfart dhe Meta diskutuan lidhur me ceshtjet politike aktuale duke u perqendruar te Kodi Zgjedhor. Duke folur per zgjedhjet e qeverisjes vendore Uollfart theksoi se keto zgjedhje do te jene nje shenues kyc i procesit ne vijimesi te reformave ne vend. Tani qe me pak se shtate muaj na ndajne nga dita e zgjedhjeve nevoja urgjente per pergatitje te hershme administrative sipas rekomandimeve te fundit te OSBE/ODIHR-it eshte me e madhe se kurre. Te gjitha palet politike i kuptojne detyrat e tyre per te vepruar ne interesin kombetar duke perdorur te gjitha mekanizmat institucionale ne dispozicion vecanerisht Kuvendin per te diskutuar miratuar dhe zbatuar reformen zgjedhore- tha Uollfart pas takimit. Me tej ai theksoi se pret me kenaqesi te punoje me qeverine ne frymen e vazhdueshme te vullnetit te mire partneritetit dhe mirebesimit. Ai premtoi se Prezenca e OSBE-se do te vazhdoje ti perqendroje burimet e saj ne zbatimin e projekteve te medha te drejtuara nga rezultatet duke marre parasysh perparesite e vendit.

Berisha Kemi gati ligjin per partite politike

Kryeministri i qeverise Sali Berisha ka bere te ditur dje se qeveria ka bere gati ligjin per partite politike. Ai beri te ditur se ky ligj eshte pergatitur nga ekspertet me te mire dhe se GRECO ka dhene ekspertizen e saj duke e sjelle ligjin ne baze te standardeve nderkombetare. Ne kete kontekst kam gjithashtu kenaqesine tju informoj se ligji per partite politike eshte gati. Ligji i ri per partite politike ka qene nje detyrim madhor i qeverive te meparshme ne kuadrin e marredhenieve qe ekzistojne midis Shqiperise dhe Keshillit te Europes dhe konkretisht nismes GRECO qe eshte dhe organizata kryesore ne Europe ne luften kunder korrupsionit. Ky ligj eshte pergatitur me ekspertet e tyre me te mire. Per kete ligj jane bere tavolinat e rrumbullaketa me shoqerine civile me partite politike. GRECO ka dhene te gjithe ekspertizen e vet ne menyre qe ligji te jete i standardeve europiane dhe ligji ka nje rendesi shume te vecante ne plotesimin e kuadrit ligjor ne luften kunder korrupsionit - eshte shprehur kryeministri. Ai tha se liria politike dhe liria e grumbullimit jane te garantuara me Kushtetute por problemi eshte te financimet sepse financimet partiake perbejne nje problem per cdo vend. Problem serioz por qe gjithsecili duhet te perpiqet tu jape pergjigjet e tij ligjore ne interesin e tij me te mire. Ne kemi nje Kod Zgjedhor qe fatmiresisht eshte konsensual per financimin e fushates por kjo tani do te perfshije te gjithe periudhen e financimit te partive politike - eshte shprehur Berisha.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›