E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia, feste jo vetem me libra

Jo vetem libra, por edhe autore te cileve mund t'u shkeputesh nje fjale mbi veprat qe shperfaqen ne panair. Jane takime te lexuesve me krijuesit, te cilet perballen pergjate diteve te ketij panairi i cili do te qendroje i celur ne Pallatin e Kongreseve per 5 dite me radhe. Eshte cilesuar si festa e madhe e librit, pasi ky eshte panairi me i madh qe mbahet me tere hapesirat shqiptare. Keshtu, menduar ne formen e nje feste, me performance artistike te disa prej emrave te me te njohur te skenes shqiptare, pasditen e djeshme, Panairi i 11-te i Librit, celi dyert per te gjithe. E deri mbremjen e 18 nentorit, shqiptaret por jo vetem, do te munden te jene me prane librit. E mbi te gjitha, do te mund te blejne libra me lire se sa ne librarite e vendeve ne te cilat jetojne. Pasi gati te gjitha shtepite botuese, si ne cdo panair, kane ulur cmimet e librave ne perqindje te konsiderueshme.

Ceremonia

Sikunder pritej, ishte Presidenti i Republikes Bamir Topi ai qe pershdendeti kete panair, duke dhene edhe mesazhet e nje kreu shteti per nje vemendje me te madhe ndaj librit.

Pasi edhe ne kete dite feste, ajo cka e shqeteson librin nuk mund te menjanohet dhe te mos permendet prej botuesve. Por duke qene nje feste, problemet perhere lihen pakez menjane. Ndersa nje prej te ftuarve te nderit te panairit, i cili sot do te kete nje takim me lexuesit e vepres se tij, italiani Alberto Bevilacqua, ne ceremonine e hapjes se panairit theksoi: "Eshte nje panair shume i gjalle dhe une ndjehem teper rehat qe ndodhem ketu mes jush sot dhe keto dite ne vijim".

E te tjera mesazhe e momente intime te krijimtarise se tij do te mund te zbulojme ne ditet ne vijim per nje prej shkrimtareve me te medhenj te letersise italiane qe i ka kapercyer kufijte e Italise prej dekadash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›