Prifti: S'kemi komunikuar me Ramen, vetem me Leskajn, por pa pergjigje

Ne diten e peste te greves se urise, deputetet e LSI dhe PDK jane shprehur me se te vendosur per te vijuar ngujimin e tyre, deri ne realizimin e kerkesave nga ana e dy partive te medha. Kreu demokristian Ndoka, qe ne fillim eshte shprehur se pavaresisht veshtiresive, do te vijohet deri ne fund. "Gjendja eshte e mire, ka pasur komplikacione te vogla nga dy tre kolege, thjesht luhatje tensioni dhe probleme te tjera shendetesore. Kemi nje ekip mjekesor qe perkujdeset per ne. Fatmiresisht as naten nuk ka patur incidente", tha Ndoka. Nderkohe qe zedhenesi Prifti, teksa ka komunikuar me protestuesit dhe median eshte treguar me i ashper. "Nuk do ta njohim kurre ate Kod Zgjedhor, i cili i dekurajon shqiptaret te shkojne ne votime, sepse ka qellim qe ta vendose rezultatin e votimeve ne tavoline, midis Rames dhe Berishes", deklaroi Prifti. Duke kembengulur se nuk do ta njohin kurre ate Kod dhe cdo lloj zgjedhjeje qe del nga i, pavaresisht se mund te miratohet javen e ardhshme. Ai ka mohuar te jete kontaktuar me Ramen. "Nuk kemi kontaktuar me zotin Rama. Por, kemi kontaktuar me Kryetaren e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Ajo na ka thene qe do te konsultohet me partine e saj dhe do te na jape pergjigje, por nuk kemi absolutisht asnje pergjigje", deklaroi Prifti. Ai ka kembengulur se per nje nga grevistet mjeket kane kerkuar te dale, por ai ka refuzuar. Nderkohe ai tha se shpreson ende ne nje zgjidhje. Nga ana e tij, kreu i LSI, Meta eshte shprehur se partia e tij do ta shpalle te pavlefshem Kodin te hartuar nga PD dhe PS. Ai ka akuzuar Ramen dhe Berishen se permes tij po tentojne te vjedhin votat ne zgjedhjet e ardhshme. "Do te jete nje Kod i pavlefshem pasi do te prishe zgjedhjet. Une shpresoj qe te kete reflektime", tha Meta. Per te cilin, kjo ceshtje nuk eshte thjeshte teknike, sic thote Doris Pack. "Ne nuk veme kushte te karakterit ekstrem, por kemi kerkuar qe ceshtjet e Kodit te diskutoheshin", ka shtuar Meta.