Raporti i Bankes Qendrore te Greqise

Programi i ndihmës të akorduar Greqisë nga partnerët ndërkombëtarë, përbën për vendin një rast historik. Kështu e ka konsideruar guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, Giorgos Provopoulos.
Sipas tij, tashmë duhet klasa politike dhe shoqëria greke duhet të vijojnë me vendosmëri në rrugën e reformave të nevojshme, kryesisht atyre reformave që nuk sjellin asnjë kosto financiare sic janë reduktimi i burokracisë në sektorin publik, liberalizimi i plotë i prefesioneve të mbyllura, privatizimet, reduktimin e kostos së punës dhe mbështetjen financiare të sektoprit privat.
Në raportin e BQG për politikën ekonomike të vitit 2011-2012, kreu i bankës, Provopoulos thotë se parametri më i rëndësishëm që do të përcaktojë edhe suksesin e programit është aplikimi i masave të besueshme.
Objektivat janë të arritshme dhe programi mund të ketë sukses, shprehet kreu i bankës qëndrore të Greqisë, duke kujtuar në të njëjtën kohë se sistemi që ka sjellë mirqënie duke krijuar deficit dhe borxhe nuk mund të vijojë më.
Përsa i përket ecurisë së ekonomisë greke, guvernatori Provopulos, gjykon se recesioni do të vojojë për të gjithë vitin 2012 dhe do të shkojë në - 4,5% ndërkohë që për vitin 2013 mund të shihen shenjat e para të rimëkëmbjes ekonomike. Papunësia greke sipas raportit të bankës do të tejkalojë nivelin e 19% gjatë këtij viti, ndërsa parashikon një përmirësim të pagave.