Bursa gjermane padit Komisionin Europian
Instituti i bursës gjermane Deutsche Boerse ka vendosur të çojë në Gjykatën e lartë të BE, Komisionin europian pasi ka bllokuar shkrirjen me bursën e Neë Yorkut “Nyse Exchange”. Padia në gjykatë do të bëhet për shkak të mbylljes së marrëveshjes prej 9 miliardë dollarë për bashkimin në një të vetme mes bursës gjermane dhe asaj amerikane.
Sipas Deutsche Boerse ky bashkim do të sillte rikuperimin e kostove të shkrirjes dhe do të mbante dyert e hapura për marrëveshje të tjera në të ardhmen në tregjet e derivateve. Njëkohësisht do të krijonte edhe fuqinë më të madhe tregtare në botë. Komisioni Europian ka vendosur veton ndaj kësaj shkrirje mes bursave në muajin shkurt duke thënë se ky veprim do të ushtronte një superfuqi financiare në botën e tregjeve.
Por operatorët e bursës gjermane shprehen se aspektet e vendimit të Komisionit janë të gabuara. Pas njoftimit për denocim të Deutsche Boerse, zëdhënësi i komisionerit për konkurrencën në BE, Joaquin Almunia, ka deklaruar se Komisoni Europian do të mbrojë, përpara Gjykatës së Lartë, vendimin e tij për bllokim të shkrirjes mes Deutsche Boerse dhe Neë York Stock Exchange.
Vendimi ynë ka qenë i drejtë, pasi ndryshe kjo shkrirje do të sillte një monopol të tregjeve të aksioneve dhe për këtë mbështesin zgjedhjen tonë dhe do ta mbrojmë. Komisioni Europian është shprehur se, përpara se të merrte këtë vendim, është konsultuar me më shumë se 700 pjesmarrës të tregut dhe palë të tjera të interesuara. Bashkimi i propozuar nga të dy bursat ishte një marrëveshje ndërkombëtare, e cila dështoi vitin e kaluar.