Ceremonia mortore e Nikajt, grupi i PS-së niset në Lezhë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste sëbashku me kreun Edi Rama janë nisur drejt fshatit Manati të Lezhës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Aleks Nikajt, demonstruesit të katërt i cili ndërroi jetë të shtunën në Turqi.
Sipas informacioneve më të fundit grupi parlamentar socialist do të kryejnë homazhe rreth orës 11:00 në familjen Nikaj në Lezhë.
Ndërkohë 35-vjeçari Aleks Nikaj i cili u qëllua me plumbë në kokë në demonstratën e 21 janarit nuk ka mundur të shpëtojë edhe pas dërgimit të tij për një ndërhyrje më të specializuar në Turqi.
Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Nikaj u kthye ditën e djeshme në atdhe ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 13:00 në familjen e tij në fshatin Manati të Lezhës.