Cërrik, gjelbërimi, një pemë një banor
CëRRIK- Vijon projekti për gjelbërimin e qytetit të Cërrikut. Së fundmi në rrugët e qytetit të vogël janë mbjellë mbi 135 pemë, duke shtuar praninë e drurëve dekorativë në zonat më të frekuentura.
Sipas Bashkisë së Cërrikut qëllimi i projektit është shtimi i gjelbërimit në këtë qytet duke krijuar mundësinë për uljen e nivelit të ndotjes dhe rritjes së sipërfaqeve të argëtimit.
Në bazë të statistikave nga kjo bashki mësohet se aktualisht numri i pemëve të mbjella rezulton të jetë 1 pemë për 10 banorë. Ndërkohë që në bazë të projektit në vazhdimësi pritet që ky numër të arrijë në 1 pemë për 1 banor.
(m.a/News24/BalkanWeb)