Lezhë, 2 aksidente, 4 të plagosur
LEZHë- Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur një automjet tip benz me targa Lezhe 50 15 A u përplas me një furgon pasagjerësh me targa Lezhe 076 A. Për pasojë drejtuesi i benzit Gac Fani 65 vjec dhe Brunilda Nodhi pasagjere në furgon kanë mbetur të lënduar. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë një veprim i gabuar i automjetit tip benz.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen SMT në qytetin e Lezhës. Mësohet se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes mes një makine tip BMV me targë Tiranë 86 99 G dhe një autoambulance. Dy të lënduarit janë drejtuesi i automjetit Fatjon Ndoji 21 vjec dhe pasagjeri Ermir Kola 19 vjec të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e mjetit me të cilin udhëtonin ata duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin, duke u përplasur me murin rrethues të një banese dhe më pas me autoambulancën e parkuar pranë saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)