Të shtënat me armë të Blloku, ndalohet autori
TIRANë- Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga një 20 vjecar, pasi akuzohet si autor i të shtënave mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut. Policia bën të ditur se për 20 vjecarin Oltjon Shini, është marrë masa e arrestit, pasi është pyetur për disa orë në në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme. Ndërkaq policia nuk jep më shumë të dhëna në lidhje me motivet dhe rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme.
Ngjarja u shënua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur disa persona janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë në ajer duke terrorizuar qytetarë të shumtë që gjendeshin në atë zonë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz ndërsa mendohet se shkak i ngjarjes ka qënë një sherr për motive të dobëta nga disa persona, gjë që ka degjenuar deri në përdorimin e armës.
(m.a/News24/BalkanWeb)