E Diel, 1 Nëntor 2026

Certifikata e Artë, Arqile Gorea: Mirënjohje stafit, UPU-së, Post-Evropës, dhe qeverisë

Disa ditë pas vlerësimit të bërë nga z. Zdrafko Fajl Auditi i Post – Evropës dhe Unionit të Përbotshëm Postar në misionin e tij në Shqipëri, kreu i Postës Shqiptare z. Arqile Gorea në një intervistë komenton zhvillimin më të ri dhe më të rëndësishëm gjatë viteve të fundit në favor të kompanisë që ai drejton prej vitit 2005, vlerësimin me 1975 pikë, me plus 75 pikë mbi kufirin për të hyrë në nivelin e Certifikatës së Artë për Cilësinë e Shërbimit, çfarë do të thotë Postën Shqiptare të qenit një postë elitare mes 197 administratave postare në botë dhe kujt ia dedikon këtë sukses. Ai i përgjigjet dhe pyetjes: A ka Posta Shqiptare kapacitetin për realizimin e projektit në kuadrin e nismës qeveritare Shqipëria në Moshën e Internetit siç është projekti i hapjes së 1200 pikave të reja të internetit falas në gjithë vendin veç deri në fund të vitit, veç atyre në 551 zyrat postare….. Ja si shprehet më tej z. Gorea.

Zoti Gorea, javën e kaluar Posta Shqiptare u auditua nga përfaqësuesi i UPU-së dhe Post Evropës. Ndonëse në auditimin e herës së kaluar Posta Shqiptare u vlerësua se punonte me standarde evropiane në auditimin e kësaj here jeni vlerësuar me 1975 pikë, pra 75 pikë më shumë se kufiri për të hyrë në nivelin e Certifikatës së Artë. Kjo do të thotë se keni hyrë në postat elitare, pasi vetëm 30 administrata postare në botë kanë marrë Certifikatën e Cilësisë së Shërbimit dhe jo të gjitha e kanë të Artë? Cili do të ishte komenti juaj për vlerësimin e kësaj performance të kompanisë që drejtoni?

Unë personalisht, administrata e Postës Shqiptare dhe të gjithë punonjësit e kompanisë në karakteristikat që mbartin në vetvete, këto ditë janë ndjerë jashtëzakonisht mirë, sepse të gjithë bashkë shikuam që strategjia dhe pikësynimet ishin të qarta dhe të arritshme, rezultati ishte elitar, pra, vlerësimi i mundit djersës dhe përpjekjeve tona ishte i vlerësuar në maksimum. Kjo për faktin se nuk jemi vlerësuar thjesht nga një organizatë, lokale nga një grup organizmash lokale, kombëtare apo dhe organizata të huaja që japin çmime për cilësinë e shërbimit, por kësaj here Posta Shqiptare është vlerësuar mbi performancën e saj të shfaqur nga dy organizatat postare më të mëdha ndërkombëtare në botë Post – Evropa dhe Unioni i Përbotshëm Postar (UPU). Nga 1900 pikë të nevojshme për të marrë Certifikatën e Artë, Posta Shqiptare realizoi 1975 pikë, pra 75 pikë më shumë se kufiri i nevojshëm për ta përfituar këtë nder. Ndaj përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi, gjithë ekipin e punonjësve të Postës Shqiptare që me përkushtim të shtunave edhe të dielave, ditëve të festave, më mot të mirë dhe të keq, kanë ofruar dhe ofrojnë shërbime kudo që njerëzit kanë nevojë për ta. Pra, jemi një ekip i kompletuar që prodhojmë kualitete në shërbim të njerëzve. Ndërkohë, dua të falënderoj dhe dy organizatat më të mëdha postare si Post-Evropa dhe Unionin e Përbotshëm Postar (UPU) për nderin e madh që na kanë bërë. Kjo pasi nëse deri dje ne krenoheshim që ishim pjesë e zinxhirit botëror të shërbimit postar, pra pjesë e një rrjeti mbi 600 mijë zyrash postare dhe mbi 5 milionë punonjësish si dhe me miliarda dhe miliarda transaksione, sot ne kemi një krenari të ligjshme pasi jemi pjesë elitare e këtij rrjeti postar botëror. Pra, nëse deri dje krenoheshim me prezencën, sot krenohemi se jemi pjesë elitare e këtij rrjeti. Besoj që të gjithë punonjësit e postës shqiptare, gazetarët qytetarët që marrin informacionin e dëgjuan prononcimin e dhënë nga kreu i Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) z. Edouard Dayan para disa vitesh në Tiranë ku tha se : – Nuk do të jetë e largët dita kur Posta Shqiptare do të jetë lider në rajon dhe më gjerë. Dhe kjo ditë erdhi ku është ky organizëm i cili na vlerësoi për atë çfarë kemi bërë dhe do të na certifikojë për cilësinë e shërbimit.

Pra, siç dhe e theksuat dhe ju zoti Gorea ky vlerësim për Postën Shqiptare nuk ardhur nga organizimi më i lartë postar Unioni i Përbotshëm Postar (UPU), agjencia me e specializuar e Kombeve të Bashkuara për shërbimin postar në botë. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Fakti që vlerësohemi nga UPU-ja na bën të ndihemi mirë dhe krenar. Së pari, këtë sukses ia dedikojmë orientimit të qartë që kemi pasur për çuarjen përpara të shërbimit postar. Posta Shqiptare ke ecur me projekte zhvillimi siç ishin dokumentet nr.1 dhe nr.2 dhe tani po bëjmë dhe dokumentin nr.3 të zhvillimit. Së dyti, ia dedikojmë njerëzve që na besuan dhe ecën në rrugën tonë, pra, gjithë kolektivit punonjës që në situatën më të vështirë ka treguar përgjegjshmëri dhe gatishmëri si dhe përkushtim për të qenë gjithmonë në trupën e marshimit të Postës Shqiptare drejt këtyre kuotave. Suksesin ia dedikoj dhe këshillave rekomandimeve dhe eksperiencave moderne që Unioni i Përbotshëm Postar (UPU) dhe Post-Evropa na kanë dhënë. Pra, ne patëm fatin të ishim nxënës të mirë të këtyre profesorëve të shkëlqyer. Ndaj dhe ky rezultat është një solucion i përbashkët i UPU-së, Post-Evropës, Postës Shqiptare nga ai që punon në Tiranë deri në Konispol dhe Vermosh. Sigurisht në këtë sukses nuk mund të rri pa përmendur në këtë rast kryeministrin Sali Berisha i cili në çdo moment e ka kuptuar dhe ka mbështetur Postën Shqiptare. Natyrisht rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Të transformosh diçka do të hasësh në rezistencë dhe në këto rezistenca dhe beteja që Posta Shqiptare ka zhvilluar për të transformuar një realitet të hidhur me të cilën ndesheshin klientët tanë, padyshim kemi pasur ndihmën dhe mbështetjen e paçmuar të qeverisë dhe kryeministri Sali Berisha.

Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit, si objektiv i Postës Shqiptare është edhe informatizimi i shërbimeve. A përfshihet reforma financiare në këtë objektiv dhe cilat janë perspektivat e këtij zhvillimi?

Për fat të mirë apo për fat të keq koha digjitale erdhi. Them për fat të keq, sepse në shumë vende të botës u deklarua se komunikimet digjitale e sfiduan komunikimin klasik të postës. E vërteta me Postën Shqiptare nuk qëndroi kështu. Ne ditëm ti ndërthurim interesat e klientëve, ditëm të prodhojmë shërbime të reja dhe për fatin e mirë tonin dhe për ironi të atyre që predikuan kapitullimin e shërbimit postar, Posta Shqiptare gjatë kohës digjitale ka rritur katërfish shërbimin postar, pra 4 herë më shumë klientë kanë trokitur në dyert e Postës Shqiptare për të kryer shërbime postare. Nëse ne mund të themi që kemi bërë dhe ecur shumë përpara në shërbimet postare kjo nuk është e njëjtë dhe për shërbimet financiare.

Atëherë cila është platforma juaj për të ardhmen e shërbimeve financiare?

Nëse me shërbimet postare kemi hyrë në shërbimet elitë, për shërbimet financiare kemi ende shumë për të bërë. Jemi në hapat e para, por i kemi të sigurta. Ne kemi një infrastrukturë moderne me siguritë dhe garancitë e kohëve që po jetojmë me teknologjinë më të lartë. Ne kemi nisur të krijojmë bërthamat e stafeve të ardhshme që do të menaxhojnë punët digjitale të cilat Posta Shqiptare i ka projektuar natyrisht duke marrë eksperiencat më të mira të botës. Kjo pasi ne patëm një fat të keq pasi nuk trashëguam asgjë nga e kaluara, por patëm fatin e mirë që platforma u ndërtua mbi atë që është më modernia sot. Ne kemi një situatë jashtëzakonisht të favorshme për zhvillimet e ardhshme dixhitale. Së shpejti Posta Shqiptare do të jetë me të gjithë sportelet e informatizuara, me një postier jo të zakontë, por një postieri që do të përfaqësojë një zyrë lëvizëse, do të jetë me kartën postale për transferim të parave, do të jetë një lojtare e fuqishme jo vetëm në tregun e transfertave por dhe në tregun e bonove të thesarit dhe për këtë po merren të gjitha masat, por mbi të gjitha do të ketë të tjera ku

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›