Certifikata me mik në Korçë, kaos në gjendjet civile
Certifikata në Korçë është kthyer në dokumentin më të shtrenjtë, për faktin se edhe pse kërkohet nga qindra shtetas, nuk mund të gjendet. Për një certifikatë duhet të presësh me orë të tëra para derës së gjendjes civile dhe sërish të kthehesh duarbosh. Kemi që në mëngjes, po smorrëm asgjë. Ska punë tha. Por, certifikatat ua jepnin të njohurve, shprehet një banor.
Numri i kufizuar i certifikatave, që mund të dorëzohen merren borxh nga ana e bashkisë nga njësi të tjera vendore. Nënkryetari, shprehet se ka rreth 6 muaj që shtetasit hasin pengesa për shkak të mungesës së furnizimit. Nga Ministria e Brendshme nuk jemi furnizuar me planin për njësinë vendore dhe shpresojmë që më datë 15 të përfundojë tenderi për certifikatat, ka deklaruar ai. Kjo situatë ka bërë që edhe aplikimet për kartat e reja të identitetit, të jenë të pakta. Çdo ditë në Korçë paraqiten të paktën 450 kërkesa për certifikata, ndërkohë që trajtohen vetëm rastet emergjente.