Operacioni Kasaforta prangos 2 grabitësit e komunës së Kurveleshit

Me lekët e vjedhura, të rinjtë kishin blerë makinë
Operacioni policor kundër vjedhjes së kasafortave, ka rezultuar i suksesshëm. Edhe pse këto vjedhje kohët e fundit kanë qenë të shumta dhe një pjesë e madhe e vjedhësve ende nuk është kapur, dy të rinjtë nga Gjirokastra ndërkohë nuk kanë rezultuar të kenë të njëjtin fat me kolegët e tyre. Pas një pune të gjatë hetimore, policia e Gjirokastrës ka arritur të vërë në pranga dy të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte, para pak ditësh më parë, nga e cila kishin arritur të merrnin lekët e invalidëve. Këtë sasi të hollash, mësohet se grabitësit e kanë përdorur për blerjen e një automjeti, me të cilin edhe lëviznin. Por, forcat e policisë së Gjirokastrës, nuk e kanë lënë gjatë gëzimin e tyre.Ditën e djeshme, me anë të operacionit të koduar Kasaforta, uniformat blu të këtij rrethi kanë mundur të vënë në pranga dy autorët e vjedhjes së kasafortës, së komunës Kurvelesh në Tepelenë dhe komunës së Picarit, në Gjirokastër. Sipas së dhënave të policisë, mësohet se dy të arrestuarit janë Sali Goxhaj 23 vjeç dhe Erion Stroka 20 vjeç të dy nga fshati Valare i Gjirokastrës, të cilët dyshohen të jenë autorë të vjedhjes me thyerje në arkën e komunës Kurvelesh. Erion Stroka, ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje me armë. Të arrestuarit, kanë marrë kasafortën brenda të cilës kishte 350 mijë lek akorduar për invalidët, si pjesë e asistencës sociale si dhe disa dokumente të tjera. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i tyre është realizuar gjatë ditës së djeshme, pas një zhvillimit të një sërë hetimesh paraprake. Dy të akuzuarit, qëndronin të fshehur në Urën e Kozicës, në afërsi të fshatit Nivicë në Tepelenë, e më pas janë larguar në drejtim të qytetit të Tepelenës për të marrë mjete më të forta, të cilat do të shërbenin për hapjen e kasafortës. Nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e tyre së bashku me automjetin tip Mercedez Benx me targa SR 46 79 B, në vendin e quajtur kthesa e fshatit Bënçë. Policia e Gjirokastrës në përfundim të veprimeve të para hetimore ka bërë të mundur gjetjen e kasafortës dhe sekuestron e lekëve dhe sendeve të tjera. Sipas policisë është dokumentuar me prova ligjore se dy të rinjtë e mësipërm gjatë orëve të natës, kanë vjedhur me thyerje kasafortën e Komunës Picar të rrethit Gjirokastër, ku kanë marrë më tepër se 680 mijë lek. Pasi kanë grumbulluar këtë sasi të hollash, të grabitura nga kasafortat e dy komunave në fjalë, keqbërësit kanë blerë automjetin me të cilin u kapën dhe pjesën tjetër e kanë ndarë me njëri- tjetrin duke i shpenzuar në lokalet e natës. Policia e Gjirokastrës ka kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale makinën në fjalë, pesë aparate celularë, katër leva hekuri të cilat shërbenin për hapjen e kasafortave, si dhe kasafortën e grabitur në zyrat e Komunës Kurvelesh së bashku me 350 mijë lekë. Me urdhër të Prokurorit të Gjirokastrës Alfred Saliu sasia e grabitur e të hollave, iu kthye në administrim Komunës Kurvelesh në kushtet e mungesës lekëve për tu shpërndarë invalidëve që prisnin të merrnin pagesën mujore në formën e asistencës sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.