E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikata, “tmerri” per nje cregjistrim

Luljeta Ndoka
Ndersa shumica e qytetareve qe presin te marrin nje certifikate e kane ende forcen dhe vullnetin te mbajne radhe, nje burre nuk mundet me. Ai eshte ulur ne stolin e katit te dyte te godines se Njesise 1 dhe 2, dhe vetem hesht. Eshte lodhur shume duke kerkuar ndihme nga punonjeset e gjendjes civile, te cilat nuk i japin zgjidhje. Agron Kaloshit, 67 vjec, i ndrisin syte teksa veren se dikush po interesohet per te, dhe pranon te tregojne hallin qe e ka bere te bredhe njesive bashkiake, pa gjetur zgjidhje.
Agron Kaloshi, nga Dibra, thote se problemi, per te cilin eshte munduar tek ajo njesi bashkiake ka te beje me vajzen e tij. “Ajo eshte e martuar prej 5 vjetesh, e megjithate rezulton si banore edhe e Kasharit, edhe e kesaj zone”, tregon Agroni. Ai thote se zgjidhja e problemit te tij eshte shume e thjeshte. Agroni kerkon vetem qe zyra e gjendjes civile te Njesise numer 2 te jape nje dokument qe verteton se e bija rezulton banore e asaj zone, ku ajo banon. Megjithate, ate vetem e kane sorollatur, pa i dhene zgjidhje. “Nuk e kuptoj pse e komplikojne kot situaten. Une thjesht dua te bej ndarjen e vajzes nga certifikata ime familjare, pra ajo te rezultoje me familje te veten”, thote 67-vjecari nga Dibra.
Qenia e vajzes se Agronit si banore e dy zonave te ndryshme, e detyron qe te paguaje dyfish detyrimet vendore, si dhe te mos kete nje vend stabel ku figuron. Nese ajo do qe te dale jashte shtetit, apo te kryeje ndonje veprim tjeter, nuk e ben dot, pa pasur nje vend stabel ku te qendroje. Agroni tregon se e bija nuk eshte ndare ende nga trungu familjar. Eshte perpjekur qe ta zgjidhe kete problem, por ne fakt e ka pesuar me keq. “Pasi nuk mora pergjigje nga nje punonjese e gjendjes civile, trokita ne nje tjeter dere ku pyesja per problemin tim. Punonjesja e pare, e cila nuk me zgjidhi pune, erdhi dhe me kerkoi llogari se pse isha ankuar prej saj”, tregon Agroni. Ai ben apel per zgjidhjen e problem t te tij, i cili ka te beje thjesht me cregjistrimin e te bijes nga Kashari dhe regjistrimi i saj perfundimtar ne Njesine Bashkiake Numer 2.
Teksa njerezit e tjere vazhdojne te shtyhen per te marre nje certifikate, Agroni vazhdon te jete i menduar. “Nuk e di se c’po bej ketu. Po qendroj njehere me shpresen se do te takoj kryetarin e njesise”, thote ai. Nderkaq, hallexhinj te tjere ankohen ne lidhje me menyren harbute te sjelljes se punonjeseve te Njesive Bashkiake. Me shqetesues per ta eshte fakti se nuk u japin asnje lloj dokumenti pa u thithur me pare taksen e pastrimit, gjelberimit dhe te baneses. Ato kushtojne jo pak, por me shume se 50 mije leke te vjetra. Keshtu, ndersa taksa e gjelberimit eshte vetem 210 leke te rinj, taksa e pastrimit shkon ne 2 mije leke, ndersa e baneses varion ne baze te siperfaqes se kesaj te fundit.
“KJ”, njesi me njesi per problemet qe hasin qytetaret
Nisur nga shqetesimet e shumta te banoreve te te gjitha njesive bashkiake ne lidhje me peripecite per te marre nje dokument, gazeta “Koha Jone” do te publikoje te gjitha problemet dhe veshtiresite e hasura nga qytetaret, te cilet paguajne dhe nderkohe nuk marrin sherbimet ashtu sic e meritojne. Problemet e hasura nga banoret e Tiranes do te nisin publikimin duke filluar pikerisht nga Njesite Bashkiake, me te cilat cdonjeri perballet sa here do nje certifikate familjare, lindjeje, vdekje, apo martese. Ne numrin e neserm, gazeta do te publikoje problemet e hasura ne Njesine Bashkiake nr. 8 ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›