Banesat e vjetra, rrezikohen nga shembja
Familje te pastreha qe kane gjetur si mundesi per tu strehuar ne godina gjysme te shkaterruara te pazarit karakteristik te Korces, vazhdojne te jene te rrezikuara nga shembja e ketyre banesave. Nderkohe qe bashkia e qytetit dhe institucione te tjera jane te interesuara qe te mbrojne disa objekte te rendesishme te ketij pazari qe jane shpallur si monument kulture, vete fakti qe ne to detyrohen te banojne familje te pastreha te komunitetit rom ka sjelle nje gjendje te mjerueshme te ketyre objekteve. Mungesa e mirembajtjes se tyre per vite e vite me radhe, dhe duke u konsideruar si nje mall pa zot nga ata qe banojne aty si te pastrehe, ka cuar drejt rrenimit jo pak ndertesa. Por, ndersa eshte i dukshem demtimi i disa prej ketyre ndertesave te shpallura monument kulture, ankesat vijne edhe nga ato familje qe banojne ne to dhe qe u rrezikohet jeta nga shembja e pritshme e godinave me cati te shkaterruara. Aktualisht, te pakten 20 te pastrehe, qe jetojne ne afersi te pazarit te qytetit te Korces rrezikojne jeten nga shembja e baneses ku ata jetojne. Ata jane vendosur ne kete godine, pasi u detyruan te shperngulen nga ndertesa muze e Hanit te Gjelit, e cila gjithashtu eshte ne rrezik shembjeje. Familjet e pastreha, te cilat jane vendosur ne nje godine dykateshe, jane detyruar te grumbullohen ne dy dhoma, te cilat jane ne kushte te mjerueshme per sa i perket qendrueshmerise se baneses. Ne godinen ku jane strehuar personat e komunitetit rom jetojne edhe femije, te cilet per shkak te kushteve te keqija, sipas prinderve, shpeshhere perjetojne probleme shendetesore. G.Ashimi