Raporti per 21 janarin KiE Pergjegjesit e dhunes te japin llogari

Strasburg Hammarberg prezanton raportin pas vizites ne Shqiperi. Duhet nje hetim teresor i paanshem dhe i besueshem
Komisioneri per te drejtat e njeriut Thomas Hammarberg gjate raportimit te tij para Keshillit te Evropes ne Strasburg kerkoi qe te japin llogari pergjegjesit e dhunes se 21 janarit. Sipas tij kjo eshte e rendesishme si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne lidhje me demonstratat dhe protestat politike ne te ardhmen. Nisur nga kjo komisioneri i KiE-se kerkoi nje hetim teresor te paanshem dhe te besueshem te 21 janarit. Me tej komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Evropes Thomas Hammarberg gjate prezantimit te raportit special ne Strasburg pas nje vizite treditore ne Tirane rekomandoi forcat politike shqiptare qe te bashkepunojne me hetimin e Prokurorise se Pergjithshme mbi dhunen ne demonstraten e 21 janarit ne Tirane. Ai diskutoi per aspektet e te drejtave te njeriut gjate zhvillimeve te demonstrates ne te cilen u vrane 4 demonstrues dhe u plagosen nje numer policesh.
Eumlshte e domosdoshme qe personat pergjegjes per aktet e dhunshme te japin llogari per to. Kjo eshte e rendesishme si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne lidhje me demonstratat dhe protestat politike ne te ardhmen - deklaroi komisioneri. Ai mirepriti faktin qe grupimet kryesore politike i deklaruan se Prokuroria e Pergjithshme eshte organi pergjegjes per hetimet.
Megjithate ai verejti me keqardhje se ka pasur deklarata publike kritike kunder prokurores se Pergjithshme. Komisioneri u takua me perfaqesues kryesore te klases politike dhe institucioneve dhe u befasua nga polarizimi i skajshem qe ekziston ne Shqiperi. Te dyja grupimet politike dhane pershkrime jashtezakonisht te ndryshme per ate cka ndodhi ne 21 janar.
Polarizimi i skajshem politik e ben vecanerisht te veshtire dhe delikate detyren e Prokurorise se Pergjithshme. Eumlshte e rendesishme qe gjithsecili te shmange nderhyrjet ne hetimet qe kane nisur dhe qe autoritetet perkatese duke perfshire dhe policine te bashkepunojne ne menyre te plote dhe ne kohen e duhur me prokurorine - perfundoi komisioneri. Thomas Hammarberg gjithashtu verejti se asistenca teknike e ofruar nga autoritetet e Shteteve te Bashkuara ndaj Prokurorise se Pergjithshme duket se ka pasur kontribut te konsiderueshem. Komisioneri i KiE-se sugjeroi ne raportin e tij qe komuniteti nderkombetar te vazhdoje tu pergjigjet pozitivisht kerkesave per asistence ne kete kontekst. Gjate vizites se tij komisioneri u takua me Presidentin e Republikes Kryeministrin ministrin e Drejtesise ministrin e Brendshem prokuroren e Pergjithshme Avokatin e Popullit ne detyre komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe komisionerin per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe perfaqesuesit e Partise Socialiste.