Certifikatat false, pranga nepunesit te Mamurrasit
Pergjegjesi i Zyres se Gjendjes Civile ne Bashkine e Mamurrasit eshte arrestuar dy dite me pare me akuzen e "falsifikimit te akteve te Gjendjes Civile". Luftar Pepmarku, 53 vjec, lindur ne Gjocaj te Burrelit e banues ne Mamurras te rrethit te Kurbinit eshte prangosur nga uniformat blu ne banesen e tij. Arrestimi i tij u krye ne baze te urdhrit te ndalimit te leshuar nga Prokuroria e Rrethit te Durresit me daten 19 shkurt te ketij viti. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Pepmarku akuzohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile si certifikate familjare dhe flete shpernguljeje per familjen fiktive te Simon Markut, te cilen e ka regjistruar ne Rajonin Nr.5 Durres. Me ane te ketij regjistrimi eshte bere e mundur pajisja e nje personi me emrin Kastriot Simon Marku me pasaporte prane Komisariatit te Policise Durres. Sipas burimeve, vepra penale eshte konsumuar ne bashkepunim me Hajrulla Dobra, Ramazan Kolaveri e Mark Gjini, ndaj te cileve ka filluar procedimi penal. Nderkohe nje tjeter punonjese e Gjendjes Civile ne Bashkine e Sukthit eshte nen procedim penal me akuzen e "falsifikimit te akteve te Gjendjes Civile". Koljana Xhafa, 55 vjece, lindur ne Berat e banuese ne lagjen Nr. 12 Durres, do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire e dyshuar se ka leshuar dy certifikata te falsifikuara per Aferdita Skerma dhe Mevlud Krrashi, me qellim pajisjen e tyre me pasaporte. Nderkohe nje 48-vjecar eshte ne procedim penal ne gjendje te lire nen te njejten akuze. Petrit Xhixha, lindur e banues ne Maminas te rrethit te Durresit, dyshohet se ka paraqitur dokumente te falsifikuara e konkretisht nje vertetim vjetersie per pune ne kooperative i dates 24.06.1995 dhe nje vertetim vjetersie per pune ne minieren Manez i dates 01.12.1995, me qellim rritjen e vjetersise ne pune per perfitimin e pensionit te parakohshem.
K. Jaupaj
6
Persona jane marre nen hetim me akuzen e "falsifikimit te dokumenteve". Ndersa eshte arrestuar Luftar Pepmarku, hetohen ne gjendje te lire nepunesja e Bashkise se Sukthit, Koljana Xhafa dhe kater qytetare
K. Jaupaj
6
Persona jane marre nen hetim me akuzen e "falsifikimit te dokumenteve". Ndersa eshte arrestuar Luftar Pepmarku, hetohen ne gjendje te lire nepunesja e Bashkise se Sukthit, Koljana Xhafa dhe kater qytetare