E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos me vdekje burrin e "te dashures"

Durres - Nje 32-vjecar, nga qyteza e Manzes, ne rrethin e Durresit, eshte arrestuar ne flagrance pasditen e djeshme, i akuzuar se ka kanosur me jete nje banor te Sukthit. Ngjarja mesohet se ka ndodhur rreth ores 15:00, perpara shtepise se 36-vjecarit me iniciale E.G., ne lagjen numer 4 "Qender" te Bashkise se Sukthit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Kujtim Pila, lindur e banues ne Manze, babai i dy femijeve, ka shkuar i armatosur ne shtepine e personit me te cilin kishte konflikte te vjetra. Sipas uniformave blu, 36-vjecari E.G., baba i tre femijeve, eshte divorcuar disa muaj me pare, duke ngritur gishtin mbi Kujtim Pilen, si personin me te cilin e kishte tradhtuar ish-bashkeshortja e tij.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›