E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikatat false, pranga zyrtarit te komunes

Zyrtari i komunes arrestohet per falsifikim te certifikatave te gjendjes civile, ku dhe kryente funksionin publik. Hetimi i nisur nga policia e Malesise se Madhe ka cuar oret e vona te mbremjes se enjte ne qeli 50-vjecarin Mark Kapaj, banues ne fshatin Boje, te komunes Kelmend dhe punonjes i saj. Burime zyrtare thane se akuzat e ngritura ndaj te dyshuarit jane ato te shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve te gjendjes civile. Mesohet se gjate ushtrimit te detyres ne zyren e gjendjes civile, Kapaj dyshohet se ka leshuar disa certifikata me gjeneralitete te ndryshme, duke mos u bazuar ne regjistrat perkates. Gjate marrjes ne pyetje, zyrtari ka mohuar akuzat e ngritura, ndersa pritet te kryhet edhe nje ekspertize per firmen e leshuar nga ai ne plotesim te certifikatave. Zbulimi ka ardhur pas aplikimit te disa personave per pasaporte ne Drejtorine e Policise, ku u konstatuan edhe shkeljet. Zyrtaret thane se dje materialet ne ngarkim te Kapajt i kaluan prokurorise se Shkodres per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›