Piramida, policia nis hetimet
Nje numer ankesash e padish gjithnje e ne rritje i banoreve te Korces, qe kane dhene para ne forme huaje te dy biznesmene vendas, po perforcon dyshimet se aktiviteti ka funksionuar ne forme skeme piramidale. Te gjithe thone se disponojne kontrata e dokumente per marreveshjen me biznesmenet Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, te cilet kane premtuar kthimin e huave nepermjet interesave te larta. Nderkohe qe dje, policia u ka kerkuar te gjitha pikave kufitare qe te mos lejojne daljen jashte shtetit te tyre. Me shume se 30 banore te qytetit te Korces identifikohen si huadhenes te biznesmenet, nderkohe qe ka edhe nje pjese tjeter qe po qendron ne heshtje, por qe dihet se ka dhene ne forme huaje shuma parash ne vlera miliona leke. Ne Gjykaten e Faktit ne Korce vazhdojne seancat e radhes per padite e ngritura, nderkohe qe kane filluar denoncimet edhe ne polici per fillimin e hetimeve nga antikrimi ekonomik. Te pakten tre persona kane dhene deshmite e tyre per policine dhe nder ta, diten e djeshme, ka qene qytetari Arjan Terolli. Ai ka paraqitur vertetime te leshuara me shkrim dore, ku dy biznesmenet kane deklaruar per marrjen e parave ne forme huaje dhe kthimin e tyre me interesa te larta mujore. Nisur nga denoncimet, policia mesohet te kete leshuar urdhrin qe te ndalohen Jani Lluka dhe Ilia Nikolla qe te dalin jashte shtetit. Po keshtu, pritet dhe bashkepunimi i Prokurorise se Rrethit. Nje banor i qytetit, mesues ne nje nga shkollat e mesme, tregon per nje shume prej 5500 dollare qe xhaxhai i tij i ka dhene ne forme huaje me interes te larte qe nga Amerika per sipermarresit e konfeksioneve. Madje, kreditore ka edhe nga Tirana, qe tashme kerkojne kthimin e parave te dhena hua. Dega e Tatim-Taksave ne Korce, me nje vendim te diteve te fundit, ka mbyllur aktivitetin e firmes "Inter konfeksion kompani", pasi nuk ka shlyer detyrimet.
G.Ashimi