Certifikatat, ndryshojne tarifat
Tashme leshimi i certifikatave dhe i dokumenteve per regjistrimin e shtetasve te huaja do te jete me tarifa me te ulta. Shtuar ketu dhe ndryshimin e tarifave per certifikate martese pse per proceduren e ndryshimit te emrit ose mbiemrit, lidhje dhe zgjidhje martese. Keshtu, qeveria dje ka miratuar nje ndryshim ne ligjin per taksat kombetare te ndryshuara, si dhe shtojces per taksat e akteve dhe pulles, ne te cilen percaktohen tarifat e reja per te gjitha dokumentet qe kerkohen te merren ne gjendjet civile ne te gjithe vendin. Duke i marre ze per ze te gjitha dokumentet e identifikimit, qeveria dje nepermjet projektligjit te miratuar ka vendosur lehtesimin e qytetareve shqiptare me certifikatat. Keshtu, tarifa per leshimin e certifikatave per perdorim brenda vendit behet 50 leke. Ndersa per leshimin e dokumentit certifikate per lidhje martese, ne gjuhe te huaj, tarifa qe duhet te paguaje qytetari ne degen e gjendjes civile behet 200 leke. Nderkohe qe tarifa per leshimin e dokumentit "Certifikate lindjeje", ne gjuhe te huaj, behet 200 leke. Ndersa tarifa per leshimin e dokumentit "Certifikate martese", ne gjuhe te huaj,behet 200 leke. Por nje ndryshim peson dhe tarifa e regjistrimit te shtetasve te huaj pas marrjes se shtetesise shqiptare. Keshtu, tarifa per regjistrimin e shtetasve te huaj, pas dhenies se shtetesise shqiptare, 2 000 leke. Nderkohe qe procedura e ndryshimit te emrit ose mbiemrit ka nje tarife prej 1 000 leke. Ndryshime ka pesuar dhe pagesat per aktet e marteses por dhe per ndarje dhe bashkim familjesh, e quajtur ndryshe dhe divorce. Keshtu, tarifa per mbajtjen e akteve te lidhjes se marteses behet 1 000 leke, nderkohe qe proceduren per vecim/bashkim familjesh te shtetasve, qytetaret qe e aplikojne kete proces, tarifa eshte 1 mije leke. Nderkohe qe ne lidhje me dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikes, per lenie te shtetesise shqiptare, te pazbatuara deri ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk do te zbatohet taksa e pulles. Nderkohe qe vendimi i Keshillit te Ministrave, "Per tarifat e sherbimeve, qe kryhen nga sherbimi i gjendjes civile", te ndryshuar, dhe cdo dispozite tjeter, ligjore apo nenligjore, qe bie ne kundershtim me kete ligj, shfuqizohen. Ndryshimi i tarifave te ketyre sherbimeve jetesore port qytetaret shqiptare, do te kete nje impakt te jashtezakonshem, pasi certifikatat e zakonshme te pakten, vijojne te kerkohen serish nga institucionet shqiptare por dhe ato te huaja, duke shkaktuar ne kete menyre zgjatjen e radheve ne neper zyrat e gjendjeve civile. Pavaresisht se hyrja ne fuqi e dokumentit te identitetit ka sjelle dhe reduktimin e kerkesave per kete dokument identifikues. A.G
Ndryshimi i tarifave, kategorite qe preken
1. Per leshimin e certifikatave per perdorim brenda vendit 50 leke
2. Per leshimin e dokumentit "Certifikate per lidhje martese" ne gjuhe te huaj, 200 leke
3. Per leshimin e dokumentit "Certifikate lindjeje", ne gjuhe te huaj, 200 leke
4. Per leshimin e dokumentit "Certifikate martese", ne gjuhe te huaj, 200 leke
5. Per regjistrimin e shtetasve te huaj, pas dhenies se shtetesise shqiptare, 2 mije leke, ishin 7 mije leke
6. Per proceduren e ndryshimit te emrit/mbiemrit 1 leke leke, ishin 7 mije leke
7. Per mbajtjen e akteve te lidhjes se marteses 1 mije leke, ishin 6 mije leke
8. Per proceduren per vecim/bashkim familjesh te shtetasve 1 mije leke, ishin 2 mije.
9. Per dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikes, per lenie te shtetesise shqiptare, te pazbatuara deri ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk zbatohet taksa e pulles.