E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, tani me dy drejtore

Spitalet do te drejtohen nga dy drejtues dhe jo nje sic ka ndodhur deri me tani. Ky eshte rekomandimi qe ka dhene Sekretarja e shtetit ne Ministrine Federale Gjermane te Shendetesise gjate nje takimi me drejtues te ISKSH-se. Sipas saj, nje prej drejtuesve duhet te jete i fushes se shendetesise dhe tjetri ekonomist por qe njeh mire problematiken spitalore.

Ekspertet

Per te finalizuar me mire kete projekt perfaqesuesja e shendetesise gjermane ka garantuar se se shpejti ne Shqiperi do te vijne eksperte nga Gjermania per te gjene eksperiencat e tyre ne fushen e menaxhimit spitalor. "drejtimi i spitaleve kerkon menaxhere te zote te cilet patjeter duhet te kene njohuri nga fusha e shendetesise ose te shihet mundesia e bashke drejtimit te spitaleve nga 2 drejtues (nje financier dhe nje mjek) sikurse eshte eksperienca gjermane" ka pohuar sekretarja e shtetit e Ministrise Federale Gjermane te Shendetesise, Marion Caspers-Merk. Sipas saj, ne marreveshjen e nenshkruar ka dy pika kryesore dhe tanime priten propozime konkrete se ku duhet nderhyre. Behet fjale per menaxhimin spitalor si dhe zgjerimin e sistemit te sigurimeve sociale. Duke iu bazuar marreveshjes, drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana ka dhene edhe propozimet e saj. "Ne mendojme se afrimi i disa eksperteve gjermane te cilet do te ndihmojne ne menaxhimin e spitaleve do te ishte tejet i rendesishem ne kete moment te reformes qe po ndermarrim", u shpreh ne takim Hana.

Reforma

Prej afersisht nje viti, sistemi shendetesor ne vendin tone ka nisur nje reforme te re ate te futjes se spitaleve ne skemen e sigurimeve. Kjo do te thote qe pacientet te cilet paguajne sigurimet shendetesore do te marrin falas nje pjese te mire te sherbimeve, kurse personat te cilet nuk jane te siguruar duhet te paguajne faturat e sherbimeve. "Ju keni nje program tejet ambicioz pasi dihet se politikat shendetesore jane tejet delikate ne te gjithe boten, por dua te theksoj se hapat qe keni bere per mjekun e familjes jane nje baze e mire per funksionimin e sistemit ne menyre efikase", u shpreh sekretarja e shtetit e Ministrise Federale Gjermane te Shendetesise, Marion Caspers-Merk. Nderkohe qe drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana ka garantuar perfaqesuesen gjermane se reforma do te siguroje nje autonomi te spitaleve dhe nje mire perdorim te fondeve dhe rritjen e cilesise se sherbimit per pacientet.

Cfare parashikohet me reformen

Te 42 spitalet rajonale ne mbare vendi jane perfshire ne skenen e sigurimeve qysh prej muajit janar. Kjo shenon edhe fillimin e reformes spitalore zbatimi i se ciles shihet me optimizem nga drejtuesit e shendetesise dhe pritet qe te sjelle nje permiresim te ndjeshem te sherbimit shendetesor ndaj qytetareve. Sipas Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, keto sherbime do te ofrohen nepermjet mire menaxhimit te kapaciteteve ekzistuese njerezore, financiare, materiale, ku perfshihen zbatimi i kritereve te punesimit per stafin, furnizimi permanent me barna e materiale mjekesore cilesore dhe kostoefektive, per te mos krijuar mungesa, apo keqperdorime te tyre. Gjithashtu, sherbimet shendetesore do te ofrohen nepermjet synimit per privatizimin e sherbimeve ndihmese, si dhe financimit te sherbimeve te reja. Nderkohe, reforma synon gjithashtu rritjen e shkalles se mbledhjes se te ardhurave dytesore dhe krijimin e hapesirave te nevojshme per perdorimin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›