“Kredia e keqe”, mbyllet hetimi gjyqësor për kokën e grupit
18/07/2009 Shaqir Saliu njihet tashmë si një prej personave të cilët kanë ideuar skemën për grabitjen e parave në banka nëpërmjet kredive. Kanë bashkëpunuar në grup, duke futur mes tyre edhe analist të bankave si dhe punonjë stë brendshëm të tyre. Shaqir Saliu është i vetmi nga të pandehurit që i rezistoi prangave, duke arritur të largohet. Është hetuar dhe gjykuar në munges, ndërklohë që sshtë shpallur person në kërkim. Dje gjykata mbylli shqyrtimin gjyqësor për të pandehurin Shaqir Saliu, akuzuar për veprën penale të “ mashtrimit në kredi në bashkëpunim” dhe “ korrupsionit pasiv në sektorin privat”. “Kredia e keqe”, është quajtur operacioni i policisë menjëherë pas kapjes së personave, të cilët kanë mashtruar me kredi duke vjedhur nga bankat shuma të mëdha parash. Sipas Prokurorisë, organizatori i gjithë kësaj vjedhjeje 50 milionë lekë të vjetra, është analisti i kredisë pranë kësaj banke, Taip Celaj, i cili kishte shpikur një mënyrë të re mashtrimi.
Alma Çuka
Alma Çuka