E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode:Shqipëria s'vuan nga borxhi por nga opozita

Shqipëria nuk po vuan nga borxhi por nga një opozitë që ka humbur toruan dhe është mbyllur në kutitë dhe e sheh çdo gjë të zezë. Kështu i është përgjigjur ministri i financave Ridvan Bode akuzave të opozitës në Parlament se është rritur borxhi i vendit. Sipas tij borxhi i Shqipërisë është 59 përqind dhe sipas tij është borxhi më i mirë që kanë vendet e rajonit. Ai shtoi gjithashtu se Shqipërisë nuk i kanoset asnjë lloj rreziku nga borxhi pasi ai është konçesional me afat 15 vjet e më tej dhe me 4 përqind interes duke shtuar se ky borxh është me koston më të ulët në rajon.
"Ju jeni njerëz të paguar për të sharë iu drejtuar Bode deputetëve të Partisë Socialiste duke shtuar se ata janë sharsa të paguar dhe jo një opozitë alternativë.
Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka pasur rritjen 3.3 përqind, rritjen sipas tij më të madhe sesa vendet e Europës qëndrore dhe lindore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›