Saakashvili: Firmos armëpushimin, por ndaloni
TBILISI – “Pjesa më e madhe e operacionit për të detyruar Gjerogjinë drejt paqes u bë dhe tani Tskhinvali është në kontrollin e forcave ruse”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ndërkohë që presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili, firmoste armëpushimin nën syrin e ministrit të Jashtëm francez, Kouchner, i nisur nga UE.
Por konflikti vijon të mbetet, pasi kryeministri rus, Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-të për ndërhyrje në Gjeorgji. Sipas tij, avionët amerikanë po sjellin në Gjeorgji trupa të posaçme.
Përgjigja e Moskës
Rusia ka sqaruar se armëpushimi është pranuar vetëm me tërheqjen e plorë të foracev gjeorgjiane nga Ossezia. Për këtë është bërë një marrëveshje mes Tbilisit dhe vetë provincës. “Rusët do të mbrojnë qytetarët e tyre. Edhe në të ardhmen do të bëjmë të pamundën për të mbrojtur jetën e dinjitetin e qytetarëve rusë”- ka deklaruar kreu i Cremlinit.
Saakashvili
“90% e viktimave gjeorgjiane janë civilë. I kam parë me sytë e mi. Për hir të zotit duhet të ndaloni”- u është përgjigjur Saakashvili, që ka konfirmuar se përfaqësuesit e UE-së, të hënën në mbrëmje do të tentojnë të bindin autoritetet në Moskë. Por, sipas ministrit të jashtëm rus, e ardhmja e marrëveshjes është në dorë të popullit gjeorgjian.
Marrë nga Corriere della Sera