E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: Nuk do të ketë reduktime të KFOR-it

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO s Jap de Hop Skefer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave të KFOR it. “Nuk ka asnjë plan dhe vendim për reduktimin e paqeruajtësve në Kosovë. Dua të jem i qartë, ata që spekulojne për reduktimet e mundshme të KFOR it, përfshirë këtu edhe njerëzit në uniformë, nuk flasin në emër të NATO s",tha ai.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i NATO-së theksoi se "Ndryshimet e mundshme në KFOR do bëhen vetëm në bazë të vendimeve politike të aleatëve, ndërsa ky vendim mund të merret vetëm pasi aleatët të jenë të sigurtë se zvogëlimi i mundshëm i ushtarëve të KFOR it nuk do të rrezikonte sigurinë në Kosovë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›