KS do të diskutojë rreth UNMIK-t në Kosovë
Nju Jork - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rreth misionit të OKB-së, UNMIK në takimin e 23 marsit. Burime nga selia qëndrore e OKB-së kanë bërë të ditur për mediat se KS do të diskutojë për raportin e sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Kki Mun për gjendjen në Kosovë që pritet gjatë marsit.