Rexhepi: Situata e qetë, falë maturisë së qytetarëve
Mitrovicë (start)- Falë pjekurisë dhe maturisë së qytetarëve të Mitrovicës, situata në qytetin verior nuk është përshkallëzuar, edhe pse në fundjavë gjendja e sigurisë ishte e tensionuar. Në këtë përfundim kanë arritur përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në qytetin verior të Kosovës.
Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se të shtunën ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ekstremistët serbë në lagjen "Kroi i Vitakut". Ndërkohë në "Lagjen e Boshnjakëve" strukturat paralele serbe i kanë detyruar pronarët shqiptarë që të mbyllin shitoret e tyre, veprime këto që janë të dënueshme dhe të papranueshme”.
"E kuptoj qëllimin e ndërkombëtarëve që të ruhet paqja e siguria dhe që të mos ketë tensionime, që është edhe qëllim kryesor i ynë, por është e pakuptueshme që të mos reagohet, ndiqen dhe kapen grupet ekstremiste që shtien me armë zjarri, edhe atëherë kur dihet lokacioni prej nga ata i bëjnë këto veprime të rënda kriminale"-deklaroi Rexhepi.