E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia nuk e perkrahe nismen serbe

Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork, ministri i Jashtem i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni ka vazhduar aktivitetin e tij lobues. Ne kuader te ketyre aktiviteteve ministri Hyseni eshte takuar me ambasadorin e Libise ne OKB. Ambasadori i Libise e ka siguruar ministrin Hyseni se shteti i tij nuk do ta perkrahe nismen serbe ne Asamblene e Pergjithshme. Gjate takimit me ambasadorin e Libise ne OKB, Giadalla Ettalhi, ministri Hyseni ka biseduar rreth proceseve ne Kosove, me theks te posacem te kerkesa per njohjen e pavaresise se Kosoves, por edhe per mosvotimin nga ana e Libise te iniciatives serbe ne OKB, ben te ditur Zyra per Informim e Ministrise se Puneve te Jashtme. Hyseni e ka njohur ambasadorin e Libise me progresin ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›