E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski përfundimisht braktisi LSDM, Zoran Zaev lider i ri

SHKUP-Branko Cërvenkovski përfundimisht i dha lamtumirën partisë që drejtonte me vite të tëra, opozitares Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.

Në krye të këtij subjekti politik tanimë gjendet Zoran Zaev, kryetari i komunës së Strumicës dhe nënkryetar i LSDM-së. Një vendim i këtillë erdhi pasi Cërvenkovski dha dorëheqje nga posti i kreut të partisë. Në garën për lider të partisë më të madhe opozitare maqedonase ishin edhe Zoran Jovanovski dhe Kire Naumov. Zaev në fjalimin e tij para delegatëve të kongresit tha se me atë si lider, LSDM-ja do ta fitojë VMRO-DPMNE-në. Ndërkohë që shumica e delegatëve e kanë përcjellë Cërvenkovski me lot në sy.

“LSDM është partia e vetme që mund ta çoj Maqedoninë në një ardhmëri më të mirë dhe të gjithë të jemi më të lumtur. Nga dita e sotme do të punojmë për interesat e qytetarëve pa marrë parasysh se të cilit nacionalitet janë. Ju garantoj unitet dhe skenë të drejtë politike. Ti japim shpresë Maqedonisë”

Cërvenkovski braktisi LSDM edhe përkundër asaj që një Këshilli iniciativ që kishte grumbulluar 30 mijë nënshkrime nga anëtarët e partisë duke kërkuar që lideri i deridjeshëm të mbetej në krye të partisë opozitare maqedonase

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›