Mijëra evropianë evakuohen, në mes të fatkeqësisë së përmbytjeve (FOTO)
Evropë- Mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në të gjithë Evropën qendrore, teksa ujërat e përmbytjeve vdekjeprurëse vazhdojë të rritet.
Operacionet e emergjencës janë në proces në Austri, Gjermani dhe Republikën Çeke për t’u marrë me nivelet rekord të përmbytjeve në disa vende.
Shkarjet e dheut dhe përmbytjet kanë çuar në vdekjen e të paktën katër persona. Të paktën tetë persona janë zhdukur.
Në Gjermani, më shumë se 7,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në qytetin e Eilenburg, thonë raportet e BBC-së.
Kryeqyteti çek, Pragë është në gatishmëri të lartë mes frikës se mund të përmbytjet mund të prekin qendrën e saj historike.
Më shumë se 2.500 njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kryeqytet dhe në rajonin përreth, raporton Radio Praga. Kafshë nga kopshtin zoologjik i Pragës gjithashtu janë lëvizur.
Stacionet nëntokësore janë mbyllur dhe shkollat, pasi zyrtarët në Pragë presin të shohim nëse lumi Vltava do të dalë nga shtrati.
Kryeministri çek Petr NECAS mblodhi një seancë të posaçme të kabinetit të dielën për të bashkërenduar përgjigjen e emergjentes dhe rreth 1,000 trupa u mobilizuan për të ndihmuar vendosjen e barrierave metalike.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”,- tha ai. “Sonte dhe nesër situata do të jetë kritike”.
Pasoja e përmbytjeve

Rrugët kryesore në shumë zona të Evropës qendrore kanë qenë të mbyllura dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar. Në disa zona, energjia elektrike është fikur si një masë paraprake.
Jashtë Pragës, dy persona u vranë dhe katër u raportuan të humbur, kur një shtëpi u shemb. Në Austri, shërbimi meteorologjik tha se kishte rënë shi në vetëm dy ditë s apër 2 muaj.
Më shumë se 300 njerëz ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Salzburg dhe Tirol-in fqinjë ndërsa ushtria ka punuar me autoritetet civile.
Pjesë të rajonit Pinzgau, e cila përfshin Taxenbach-un, janë deklaruar zona fatkeqësie. Qytetet gjermane Passau dhe Rosenheim kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Një zonë e madhe e Eilenburg në veri-lindje të Leipzig-ut është evakuuar, me 7,000 njerëz që po merren në strehimoret emergjente.
Kancelarja Angela Merkel ka diskutuar për përmbytjet në telefon me kryeministrat e Bavarisë dhe Saksonisë.
Dorina Bilbili/IDEA/