Berisha garanton banorët e Bushatit: Do merrni çdo qindarkë për përmbytjet

SHKODER – Kryeministri Berisha garantoi sot banorët e Bushatit për marrjen e çdo qindarke për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Gjatë një takimi elektoral, ku prezantoi kandidatin për deputet Gjok Uldedaj, kryeministri sulmoi programin e PS-së për sistemin fiskal, duke akuzuar kryetarin Rama se po tenton të mashtrojë qytetarët.
“Në 23 qershor t’i japim Shkodrës, Shqipërisë mandatin e artë, mandatin e 8 për të sjellë profesor Uldedën në parlamentin shqiptar. Do merrni qindarkë për qindarkë ato që ju takojnë për përmbytjet dhe për këtë është garant Sali Berisha dhe qeveria. Alternativa jonë është e mundit e djersës, e begatimit, e dinjitetit, e ecjes përpara.”- deklaroi Berisha.
Sipas kryeministrit, koalicioni i djathtë synon të mbështesë mundin dhe suksesin e qytetarëve, ndërsa të majtët paraqesin alternativa të rrezikshme për ta.
“Përballë nesh alternativa e mashtrimit, tepër e rrezikshme për fermerët e Bushatit, të Shqipërisë. Shoku i autobusit që endet si Nastradin nëpër rrugët e Shqipërisë, ju deklaroi qytetarëve të Delvinës së do heqë TVSH-në për 5 produkte bujqësore. Kjo domethënë t’ua kalbësh në ara, të falimentosh femrat. Sepse TVSH është mbrojtja që u behet nga ushqimet e importuara. Të heqësh TVSH për ushqimet domethënë të rrëzosh përtokë fermat shqiptare, mundin dhe djersën e fermerëve shqiptarë. Ajo është e vetmja mburojë që ju mbron nga një vërshim i gjithanshëm i prodhuesve të vendeve të tjera që marrin subvencione kolosale. Nastradini përpiqet t’ju mashtrojë ju dhe thotë se taksa e sheshtë është e pandershme. Shoku i autobusit do t’ju paraqesë ju për të ndershme taksën e Marksit, Spiro Kolekës, taksën me të cilën rrënohen bizneset.”- u shpreh kryeministri.
Ndërsa kërkoi mbështetjen e banorëve të Bushatit për një tjetër mandat qeverisës, kryeministri tha: “Në 23 qershor mandati juaj i tetë është mandati i artë, është mandati i qytetarëve të vendosur për të marrë statusin kandidat, për krijimin e mijëra vendeve pune, për rritje të rrogave dhe pensioneve. Për Shqipërinë e zhvilluar, Shqipërinë Europiane. Votoni 44 , PD, votoni për punësimin, votoni për integrimin”- përfundoi ai.
TOPALLI: NË SHKODËR PD DO TË MARRË TETË MANDATE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, gjatë një mitingu elektoral të hënën në komunën Bushat, tha se në zgjedhjet e qershorit në qarkun e Shkodrës, PD do të fitojë tetë mandate deputetësh.
"Në Shkodër ne do të marrim tetë mandate dhe do i japim qeverisë mbështetjen që nuk e ka pasur asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve, njësoj si në vitin '92", u shpreh Topalli, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në këtë komunë.
Topalli theksoi se PD i ofron qytetarëve alternativën e punësimit, të rritjes së rrogave dhe pensioneve, ndërsa opozita, tha ajo, ofron alternativën bllokuese që kërkon të na kthejë pas.
"Përballë kemi një alternativë që di të zhvillojë vetëm një gjë: të rrisë taksat. Edi Rama ka rritur taksat në Tiranë kur ishte kryetar bashkie dhe futi dhe taksa të reja, mes tyre dhe taksën e vjedhjes", tha nënkryetarja e PD-së. "Rama, tha ajo, është 'alternativa antibiznes' dhe 'biznesi që ai ndihmon është vetëm ai i 'Koçove' dhe miqve të tij".
"Edi Ramës, tha Topalli, nuk i interesojnë as vendet e punës, as zhvillimi, por atij i intereson vetëm karrigia e kryetarit të PS-së dhe biznesi i miqve të tij. Ai di të bëjë vetëm një gjë: të rrisë taksat dhe konfliktin politik".
(er.nu/BalkanWeb)