Rama në Kashar: Taksa e sheshtë shkatërroi më të varfrit dhe mbyti biznesin
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e zonës së Kasharit në kryeqytet. Kryesocialisti Rama iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve, duke i siguruar ata për legalizimin e banesave, për rritjen e punësimit, uljen e taksave, shërbimin shëndetësor falas dhe përmirësimin e infrastrukturës.
“Kjo fushatë bëhet për të vetëdijësuar shqiptarët se zgjedhja e 23 qershorit është e qartë, kush e do pushtetin në qafë të votojë Saliun, kush e do qeverinë në krah të votojë PS-në”- u shpreh Rama.
Jam financier, 8 vjet në punë me PS, 6 vjet pa punë me PD. Me gjyq të fituar, asgjë s’kam fituar. Çfarë do bëhet me ne?
Përgjigjia është e shkurtër. Kush është larguar nga puna për arsye të politikës destruktive dhe fanatike të Saliut dhe ka në dorë vendimin e gjyqit për tu rikthyer në punë, do rikthehet ne punë.
Jam duke u zvarritur nëpër gjyqe, e nëpër përmbarime. Familjen e kam pa punë. Duke qenë me shpresën që do të bëhet ndryshimi i madh. Si do të punohet për punësimin dhe për pronat?
Jemi të vetëdijshëm që çështja e pronës është një çështje shumë e rënduar në vite dhe duhet zgjidhur me patjetër nëse duam një Shqipëri të zhvillohet normalisht. Nëse nuk zgjidhet çështja e pronës, çdo program, fjalim për zhvillimin është propagande. Unë besoj se kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë se e ktheu çështjen e pronës në propagande dhe nuk bëri asgjë për ta zgjidhur. Çështja e legalizimeve është pjesë e çështjes së pronës. Tre aspekte ka çështja e pronës. Legalizimet, pronësinë e tokës dhe çështjen e pronarëve, atyre që kanë prona të trashëguara dhe ndërkohë zvarriten rrugëve dhe gjyqeve dhe në pronat e tyre bëhen pronarë të tjerë që i marrin pronat në labirintet e korrupsionit. Besoj se kush ka një shtëpi për të legalizuar e mban mend, sa herë ka fushatë Saliu del dhe thotë do të legalizojmë shtëpitë. E shikoni vetë se si ka ngel tërësisht i pambështetur. Kishte 250 mijë ndërtime pa leje në atë kohë shkruajti brenda vitit 2006 do mbarojmë legalizimet. Në zgjedhjet e 2009 tha brenda 2010 do legalizojmë shtëpitë, tani thotë brenda 2014 do legalizojmë shtëpitë. Nga 250 mijë ndërtime pa leje janë bërë 400 mijë ndërtime pa leje. Janë 8% Shaban tapi që nuk i duhen dreqit. Duhen 160 vjet të mbarojë ky proces. Janë shumë për të pritur Saliun që të bëjë legalizimet. Ne e kuptojmë ndryshe procesin e legalizimeve nga çe kupton Saliu. E kuptojmë si vënie në lëvizje të kapitaleve. Legalizimi dhe futja e shtëpisë në hipotekë dhe kthimi në pasuri të patundshme, kapitalin bëhen aktiv, kapitali vlerësohet, kushton dhe me atë tapi familja shkon në bankë dhe thotë më jep kredi se dua të zhvilloj një biznes. Dhe banka të jep kredi dhe ato sakrifica e gjak që sot është në ajër kthehet në mbështetje ekonomike për familjet. Për në procesi i legalizimit është i lidhur me ekonominë kombëtare. Kjo qeveri nuk ka lidhje fare me këto gjëra dhe nuk i interesojnë këto gjëra. Janë sa të paaftë dhe të painteresuar. Për Saliun njerëzit janë zgjedhës, si ti rrejë që tu marri votën.
Jam banor i komunës Kashar prej 15 vjetësh, kam ardhur nga Skrapari. Askush nuk më ka trokitur në derë e të më thoshte çfarë halli ke. 46 vjet kam punuar në shtet, në art e në kulturë, më kanë nxjerrë 80 mijë lekë të vjetra pension. Si pensionist jemi në hall të madh qoftë nga ana ekonomike, urbanistike e nga hallet e tjera. Kur të vini ju në pushtet, ku do mbështetemi ne si pensionistë?
Një gjë që na dallon ne me Saliun është që përrallat ne ja kemi lënë gjyshit me antiplumb. Doni përralla si do t’ju pesë-fishohen pensionet, hapini televizorin jua thotë Berisha. Ai thotë se jua ka rritur pensionet por ju blini më pak seç blinit më përpara. Matja bëhet me fuqinë blerëse, jo me sa lekë ke në xhep, por sa blen me ato lekë. Ne duam ta rrisim fuqinë blerëse. Por si mund të rritet fuqia blerëse, kur edhe një kokërr ilaç ka brenda taksë. Ne do ta heqim taksën e ilaçeve 10%. Fatura e energjisë ka brenda dhe një taksë 20% që i merr Saliu, ne do ta bëjmë 6% tek fatura e energjisë për familjarët, për të lehtësuar. Ka një taksë 20% për çdo kokërr vezë, kile vaj, kile miell, qumësht, këto janë ushqime bazë, jetike. Ne do ta bëjmë zero taksën për të këto ushqime. Gjyshi kishte thënë që ç’është kjo hata që premton Rama që 95% e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa. Ne nuk themi që 95% e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa, por themi një gjë tjetër që 95% e shqiptarëve sot mbajnë barrën e madhe të pagesës së taksave më shumë se sa ata që janë më të pasur. Ne themi kush fiton më pak do paguajë më pak. Themi që mësuesit, infermierët do paguajnë më pak se ministri, kryeministri, deputetët. Themi që biznesi i vogël do paguajë më pak se biznesi i madh. Nuk themi do t’i heqim taksat, por do t’i ulim për 95% të shqiptarëve. Gjyshi me antiplumb mund të ketë frikë nga gogoli, por nuk mund ta fusin në shpirtin e popullit shqiptar. Taksa e sheshtë i shkatërroi më të varfrit, e mbyti biznesin me atë taksë. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël, do ta bëjmë zero, do ta përgjysmojmë tatim-fitimin për çdo biznes të vogël.
Për rendin, për qetësinë. Janë bërë shumë vjedhje këtu, çfarë masash do merrni ju në 24 qershor?
Janë 2-fishuar vjedhjet e banesave, grabitjet me dhunë, janë katërfishuar vrasjet. Pse se s’ka shtet, se kupola e Ministrisë së Brendshme është e lidhur me krimin. Familjet në fshat kanë nisur të blejnë çifte. Policia s’del as në telefon, kur vjen kërcënimi, familja o burra vllazëria komshiu të fortët e lagjes, ndërtojnë çetën e vet. Pse se nuk ka shtet. Makinën ja vodhën dhe ministrit këta. Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon i gënjen disa, ca me idenë se jam nga veriu, jeni nga veriu, ky është njeriu jonë. C’domethënë njeriu jonë, ai është kryeministri që duhet t’ju gjeje punë. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë komunistët, etërit. Ky xhiro me varkën e bllokut dhe thotë rreziku na vjen nga Artan Gaci. Deri tani i ka hec me një pjesë, e kanë hëngër rrenën dhe u duket sikur jeta vazhdon edhe me rrena.
Jemi të ardhur këtu dhe kemi marrë tokë sipas ligjit. Jemi me tituj pronësie. Aty është piketuar për impiantin e ujërave të zeza, por çmimi është qesharak. Çfarë do të bëni ju?
Kush do ta bëjë, shteti? Nuk e bëjnë ata. E dëgjon Saliun kur thotë kam bërë 10 mijë km, shirit po, por rrugë jo. Ka dalë dhe ky kryetari i ri i Tiranës, këto janë historia shumë të rënda gënjeshtrash dhe pasojash nga zgjedhjet e vjedhura. Ka një fjalë që mua më pëlqen shumë, kur e keqja sundon një popull nuk është faji i të këqijve, por i të mirave që nuk bëjnë asgjë. E mira është dominonte tek një popull, por kur të mirët nuk bëjnë asgjë, atëherë e keqja sundon atje. Se gjyshi me antiplumb është pakicë, dhe s’ka qenë kurrë shumicë. Gjithkush duhet të bëjë në këto zgjedhje detyrën patriotike që të shkojë të votojë, jo vetëm, por të marrë me vete dhe një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar.
Jam banore e Katundit të Ri, kryefamiljare me katër fëmijë. Goca më ka mbaruar shkollën e lartë, s’ma shef njeri me sy, e përcjellin? A do kemi ndonjëherë përkrahje ne? As asistencë nuk marr, asgjë? Jetojmë me veresie, me lista. Ku të drejtohemi? Ishalla me ty ky popull do shpëtojë...
Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk është një sfidë e lehtë. Njerëzit kanë shumë halle. Papunësia është tmerr. Ne duam të hapim rrugën për punësimin e njerëzve. Sot dy në tre të rinj janë pa punë. Një në dy 15-vjeçarë janë analfabet funksionalë. Ky është një problem shumë i madh përsa i përket punësimit. Po nuk rilindi fshati, nuk ka rilindje për ekonominë. Po nuk iu rikthyem punës në fshat, ne nuk jemi askurrkund. Duhet t’i kthehemi shumë fort fshatit, duhet të garantojmë ushqimin për këtë popull. Për mua është turp që këtu ka familje që nuk mbushin dot barkun me bukë, në mes të të mirave që i ka dhënë Zoti këtij vendi. Kjo ka të bëjë me mungesën e shtetit, nuk ka të bëjë me ndonjë shpikje të madhe. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se në 23 qershor nuk do të hiqni gjyshin që është bërë si pikëpyetje, se duhet të mbajë dhe antiplumbin në qafë, dhe të më vendosni mua si pikëçuditëse e gjatë. Eshtë fati i një gjenerate. Në do ta ndalim rrugën e rrënimit në 23 qershor, do përveshim mëngët dhe do kthejmë Shqipërinë në punë.
(er.nu/BalkanWeb)