E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vdes 27-vjeçarja shtatzënë

Vlorë- Një grua shtatzënë ka humbur jetën pak më parë në detin e Vlorës, ku kishte shkuar për pushime me familjen. Sipas burimeve policore, viktima është 27-vjeçarja Eriona D, nga Elbasani, në muajin e 8 të shtatzënisë.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se gruaja ka ardhur pa shenja jete, edhe pse grupi i gatshëm i patrullës që ishte pranë plazhit i kishte dhënë në çast ndihmën e parë.

Ajo është mbajtur për më shumë se 20 minuta me goditje intensive në reanimacion, por nuk është risjellë dot në jetë. Aktulaisht ndodhen në morg për kryerjen e autopsisë.

“Të dhënat e para dëshmuan për një mbytje, por dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar edhe një atak kardiak në çastin që ka hyrë në ujë”- thonë mjekët e Vlorës. Për të sqaruar dyshimet dhe për të nxjerrë të qartë shkakun e vdekjes, ajo do t’i nënshtrohet autopsisë. Ndërkohë që nga kqyrja e parë nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›