Magji e Mesit Barca beson
Gola, polemika, lojë e ashpër dhe gabime të gjyqtarëve. Barcelona duhej të fitonte tri pikët në sfidën delikate me Atletikon e Madridit dhe skuadra e Pep Guardiolës e realizoi objekivin, falë një magjie të Lionel Mesit.
Megjithatë, në rezultatin final të sfidës, ku janë dhënë plot 12 kartonë të verdhë kanë ndikuar vendimet e “xhaketave të zeza”, që ndalojnë për pozicion inekzistent jashtë loje Falkaon, ndërsa në sekondat e fundit të lojës, “bilbili” Perez Lasa nuk shikon një faull të dukshëm me dorë në zonë të Buskets.
Ndryshe nga paraqitja e fundjavës së kaluar me Valencian, Barcelona u shfaq si një skuadër normale, megjithatë ata rikthejnë diferencën prej 10 pikësh nga kreu dhe pavarësisht deklaratave të Guardiolës se diferenca nga Reali është thuajse e pamundur të rikuperohet, “blaugranat” vazhdojnë të mos dorëzohen.
Barçës iu nevojitën 36 minuta lojë pas të zakonshmit “tiki-taka” për të gjetur golin. Por, megjithë tentativat e Mesit e Ksavit, ishte Dani Alvesh ai që shënoi.
“Kolçoneros” u përgjigjen menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, me Falkaon, pas një goditjejë këndi, ku nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Për të zgjidhur këtë ndeshje, u nevojit magjia e Lionel Mesit, që në të 81-ën e dërgon topin në rrjetë nga pozicion i pamundur, duke kapur të papërgatitur rivalët dhe bëri që në “Visente Kalderon” të nisnin kontestimet.
Gjithsesi në fund nuk ka polemika. Në këtë mënyrë, Barça fiton dhe mban të gjallë luftën në La Liga, edhe pse Reali duket fare pranë titullit kampion.