Prandeli thërret Borinin, harron Balotellin

Ashtu si shumica e kombëtareve të tjera të botës, edhe Italia do të luajë një miqësore më datë 29 shkurt. Të kaltrit do të kenë përballë përfaqësuesen amerikane, tashmë e drejtuar nga ish-legjenda gjermane, Jurgen Klinsman.
Kështu, dje në mbrëmje edhe trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka shpallur listën me 23 të grumbulluarit e tij për këtë takim, dhe surprizat nuk kanë munguar. E para lidhet me lënien jashtë të sulmuesit të Manchester City, Mario Balotelli, ndërsa tjetra është grumbullimi i 20- vjeçarit të Romës, Fabio Borini.
Ndërkohë, nga thirrja e fundit mungojnë emrat e juventinëve Pepe, Quagliarella, si dhe Di Natales e Osvaldos. Futbollistët e mëposhtëm duhet të jenë të gjithë në stadiumin “Marasi” të Xhenovas, brenda orës 15:00.
LISTA E TË GRUMBULLUARVE:
PORTIERË: Buffon (Juventus), De Sanctis (Napoli), Sirigu (PSG), Viviano (Palermo).
MBROJTËS: Abate (Milan), Astori (Kaljari), Balzareti (Palermo), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Crischito (Zenit), Maggio (Napoli), Ogbona (Torino).
MESFUSHORË: De Rossi (Roma), Marchisio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Thiago Motta (PSG), Nocerino (Milan), Pirlo (Juventus).
SULMUES: Borini (Roma), Giovinco (Parma), Matri (Juventus), Pazzini (Inter).