E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesc: Po rikthehem në formën më të mirë

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është i kënaqur me formën e tij në barazimin 3-3 ndaj Tottenhamit.

Fabregas bëri një paraqitje të qëndrueshme dhe shpreson se niveli i formës së tij fizike do të vazhdojë deri në fund të sezonit pas problemeve që pati së fundi.

“Personalisht nuk jam ndjerë aq i mirë sa të mërkurën, që nga dita që kam qënë i dëmtuar në ndeshjen ndaj Stoke. Shpresoj të vazhdoj deri në fund të sezonit. Merita edhe për Spurs që nuk u dorëzuan dhe na dhanë neve një test të vërtetë. Tani të pushojmë dhe të bëhemi gati për ndeshjen e të dielës në Bolton”, ka shkruar Fabregas në profilin e tij në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›