Amelia: Ibrahimoviç nga një planet tjetër

Marco Amelia ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij te Milani, Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi u dërgua jashtë loje dy herë në dy ndeshje në javët e kaluara. Ai u pezullua pasi shau arbitrin ndihmës, edhe pse ka thënë se ka folur me veten pasi është zemëruar se kishte humbur topin.
“Ne i kemi parë lojtarët e klasit të bëjnë edhe më keq. Atyre mund t`u tërhiqet vëmendja ose t`u jepet një përjashtim për një ndeshje, veçanërisht në këtë moment në këtë cilin kampionati duhet të argëtojë publikun”.
“Ibra është prej një planeti tjetër dhe e ka dëshmuar këtë në ndeshjen ndaj Palermos duke tërhequr pesë kundërshtar me vetë për të liruar Urby Emanuelson për golin”, ka thënë Amelia për Sky Sport Italia.