Cesc e Nasri, në listë për ndeshjen me Udinesen

Dy mesfushorët problematikë të Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Samir Nasri janë përfshirë në listën e lojtarëve që mund të paraqiten në ndeshjen me Udinesen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja e Cesc për Gunners do të thoshte se ai nuk mund të paraqitet për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, nëse transferohet. E njëjta vlen edhe Nasrin nëse largohet nga Arsenali.