FIG, dënon kapitetin e Atalantas dhe Signorin

Federata e Futbollit të Italisë, (FIG), ka dënuar kapitetin e Atalantas, Cristianono Doni, duke e pezulluar tre vjet e gjysmë nga loja aktive në "Calcio Italia". Ndërsa klubi i tij është penalizuar me gjashtë pikë zbritje dhe kështu që Atalanta do filloj Serie A me minus 6 pikë. Këtë vendim e morri sot Federata e Futbollit të Italisë (FIG).
Atalanta sezonin e kaluar, u shpall kampion në Serie B dhe fitoi të drejtën për të qenë pjesëtare e Serie A. Ndërsa ish-futbollisti i kombëtares të Italisë, Giussepe Signori u dënua me pesë vjet të mos-ushtrimit të ndonjë posti në futboll. Portieri Marco Benevento i klubit të ligës së tretë Paoloni gjithashtu u pezullua me pesë vjet.